TIRANË- Shqiptarja.com zbardh dosjen e skemës së korrupsionit në Rinas, ku efektivët në bashkëpunim me ish-kreun e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani kanë kaluar në kundërshtim me ligjin rreth 200 persona përgjatë një viti. Konkretisht në periudhën 06.04.2023 deri 12.03.2024, efektivët e Rinasit kanë kaluar mbi 200 persona të padëshiruar në vendet e Bashkimit, të deportuar më herët, të mitur të pa pajisur me prokuroria nga prindërit, apo persona me masa sigurie janë kaluar nga aeroporti i Rinas.
Në dosje, zbardhen përgjimet mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Tereziu, të cilët komunikonin në Signal për t’i kaluar këta persona drejt vendeve të BE kundrejt ryshfetit në vlera nga 50 deri në 500 euro.
Në përgjime zbardhen diskutimet, ku Eneo Sulejmani i kërkon efektivit Tereziu që të kalojë një person për Budapest, i cili ka tejkaluar afatet e qëndrimit. Efektivi Tereziu përcaktonte kabinën ku duhet të paraqiten për kalimin, ku më parë ishte caktuar edhe efektivi që do t’i përpunonte dhënat.
Eneo: Është një shok për Budapest sot (I dërgon foto të pasaportës)
Brikeni: Ok ma nis ta shof. Ok te 4 thuaj
Në bisedat mes Sulejmanajt dhe efektivit Briken Tereziu flitet edhe ryshfetin 500 euro.
Eneo: Me thuaj ti vlla. Sot ten is 500 me ate neser tbej 1 vet
Briken: Se kuptova
Eneo: Sot nis 500 me ate se qa ka me vete. Nqs tak neser tbej 1 vlla
Briken: Ok tak neser mos e vrit mendjen
Eneo: Po vjen 5 min eshte aty ka 600Në orën 10:16 PM dhe në orën 10:21 PM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Neser tbej nje 500 vlla
Briken: Ok vlla ngjohemi neser.
Në një prej bisedave zbulohet komunikomi i Sulejmanajt me Tereziun në aplikacionin Signal për të kaluar një person që ishte në arrest shtëpie
Eneo: O vlla. Kemi I shok me arrest shtepie. Niset dot
Briken: Duhet me e pa. ma nis ta shof
Eneo: Po ja tma nisi. Tani
Xhonatan Qerimi rezulton se është larguar nga Shqipëria dhe është kapur më pas nga autoritetet franceze.
Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve.
Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr
Briken: Ca ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit K.D). Si ka mush 18 akoma
Briken: Te them per pak
Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla
E gjithë skema e ryshfetit është zbardhur pas arrestimit të Sulejmanit me 1 kg kokainë në makinë dhe pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar edhe bisedat me efektivin që çuan në goditjen e skemës së korrupsionit.
Sulejmani gjente ‘klientët’ përmes agjencisë së tij Bus “Bus Albania”, të cilëve u priste biletat dhe më pas kontaktonte efektivin Tereziu për të t’i lejuar të kalojnë. Ky i fundit, në rastet kur vetë nuk ishte i pranishëm njoftonte të tjerë policë që po ashtu janë të përfshirë në këtë skemë.
Të tjera detaje nga dosja me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në dosjen e siguruar nga Shqiptarja.com, janë zbërthyer bisedat në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte efektivin me Briken Tereziu për kalimin e paligjshëm të një çifti.
Në një prej episodeve, të zhvilluar mes mes aplikacionit ‘Signal’, Sulejmanaj flet me efektivin për kalimin e dy personave të tjerë, të cilët ishin kthyer nga Viena për shkak se kishin tejkaluar afatet e qëndrimit. Gjithashtu gruas me iniciale Z.J nuk i lejohej hyrja në BE, por policët kanë arritur që ta kalojnë në mënyrë të paligjshme. Në një moment, Sulejmanaj i thotë policit të Rinasit që t’ua bëjë pak të vështirë kalimin.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes vlla
Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej
Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe
Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej
Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ma nis pasap vlla
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Zamira Jaupaj. Shife boja pak tveshtir vlla
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Visar Japuaj. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty
Briken: Ok
Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vec mthuj ku vlla
Briken: Nr 8
Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen
Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ajo gruaja zamira nuk ka len gje vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se Z.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS ImerajL. Kjo shtetase rezulton e kthyer nga Viena më datë 11.07.2022 për ditët e qëndrimit. Gjithashtu kjo shtetase është kthyer më datë 23.09.2023 me motivin e nuk i lejohet hyrja në BE.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi V.J është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 20.09.2023 ora 16:22 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Një tjetër rast i kalimit të fëmijëve të mitur pa prokurën e njërit prind evidentohet në dosjen e korrupsionit në Rinas. Një nënë me 3 vajzat ka kaluar nga Rinasi me destinacion Italinë pa pasur prokurë nga babai.
Në bisedat e zhvilluara mes Eneo Sulejmanajt dhe efektivit Briken Tereziu në aplikacionin Signal, evidentohet momenti kur Sulejmanaj i thotë policit se nesër kjo familje do niset për Romë me avionin e orës 08:25 datë 11.12.2023.
Sulejmanaj i thotë se familjen i pret babai në Romë, i cili ka rreth 1 vit e ca që është larguar nga Shqipëria.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.12.2023, nga ora 05:53 PM – 10:52PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla si je. A u lodhe. Neser eshte I familje per rome ne 8 e 25. Shkojne te babai.
Briken: A e kan prokuren
Eneo: Jo. Po ke I ti shkojn. I rreg dot
Briken: Mi nis pak
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve E.P, O.P, Xh.P dhe nëna M.P.
Briken: Shifi pak vlla
Eneo: Si vlla
Briken: Po baba jeton atj
Eneo: Po po fola sot me te
Briken: Ku dun me ik kta
Eneo: Rome
Briken: Kan qen here tjeter
Eneo: Nuk e besoj. Ai ka nja 1 vit qe kai k
Briken: Ceshtja eshte se nuk jam vete. Un ne oren 9 e marr
Eneo: Harrova ttmerrja tpyesja per orarin kur bona biletat. Si rregullojm dot. Tja lejn aty ati shokut
Briken: Dhe se kan me qefe shum me bo kto pa prokur.
Eneo: Tflasi dhe me tea tin
Briken: Ja te flas pak e te them
Eneo: Ok vlla rrofsh
Në orën 10:41 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.
Briken: Nr. 9 vlla
Eneo: Ok vlla
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja E.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr, pa prokurë.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja O.P. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Pa prokurë
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Xh.P. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:38 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Pa prokurë
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja M.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Nuk ka probleme ne sistem.
Efektivët e Rinasit lejonin kalimin e të miturve pa prokurën e njërit prej prindërve. Siç e parashikon ligjit, që një i mitur të kalojë kufirin do duhet që të ketë prokurë nga të dy prindërit, por efektivët e Rinasit ‘mbyllnin njërin sy’ dhe i kalonin vetëm me praninë e njërit prej prindërve kundrejt ryshfetit.
Janë disa raste në dosje, ndërsa Shqiptarja.com sjell të zbardhur disa prej episodeve ku Eneo Sulejmanaj i thotë efektivit Briken Tereziu “Atë gocën e bëjmë dot sot”. Ai i kërkon që ta kaloj të ëmën bashkë me djalin, kur ndërkohë nuk kishin prokurë nga babai.
Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.04.2023, nga ora 08:15 AM – 09:51 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht:
Eneo: Mgjesi vlla
Briken: Mirmgjes
Eneo: Si u gdhive
Briken: Mire mire. U vonova mrom se isha me nje dark familjere
Eneo: Ska gje vlla tak sot po qe I lire. Ate gocen sot e bejm dot
Ne orën 08:24AM zhvillohen dy biseda telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Enkeleda Xhaja dhe Brajan Xhaja. Ca nr ti them vlla
Briken: Te 4
Eneo: Po ngjitet vlla
Briken: Ok
Eneo: Cdo gje ok vlla
Briken: Ok
Eneo: Rrofsh vlla
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se E.Xh është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi B.X është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 23.04.2023 ora 09:30 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuBi cili ka lejuar kalimin e të miturit pa prokure nga prindi tjetër.
Një tjetër rast është më datë 18.09.2023, ku një nënë ka kaluar kufirin me 3 fëmijët e saj, e papajisur me prokurë nga bashkëshorti. Sipas bisedave në Signal, atë e priste bashkëshorti në Catania.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 18.09.2023, nga ora 08:11 PM – 10:19 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca bon e shef dot kte. (I dërgon pasaportën e shtetases
Briken: 1 min ka nejt para ca vitesh shume
Eneo: Po eshte ok dmth
Briken: Po ok
Eneo: Spaskan prokuren per kalamjat e ka burrin nitali. Fola e tel me burrin e vet tani e bejm?
Briken: E ka me letra burrin
Eneo: Se di se pieta. Ne Catania jane. Atje duan te shkojn dhe kta
Briken: Kur kishte ik ai
Eneo: tja kërkoj pasaportën
Briken: Po kerkoja nje here
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Idriz Xhelo dhe Merjeme Idrizaj. Kan dhe cunin per Catania te 3. Neser n6 tmjeti. Kurse kjo neser ma sjell
Në orën 09:57PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësitë të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ten r 14 vlla
Eneo: Ok vlla
Referuar bisedës dhe të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasja P. Y nuk ka probleme në sistem, por ajo ka udhëtuar me femijët e saj S.Y, N.Y dhe K.Y, e papajisur me prokurë nga prindi tjetër.
Po ashtu më datë, 12.08.2023 efektivi Briken Tereziu ka lejuar kalimin e një vajze nga Rinasi pa prokurën e babait.
Eneo: Mgjes vlla. Si je
Briken: Mire vlla si je ti
Eneo: A je lodh je merzit. Je ne pune sot?
Briken: Shtyme. Ca ke bo ti. Ne pune jam
Eneo: Po mir ja po levizim kto dite shyqyr
Briken: Po shyqyr
Eneo: Do tsjrll nje zonje lart ti lej aty
Briken: Ok
Eneo: Eshte dhe I gru me gocen 15 vjec pastaj
Briken: Ma nis emrin
Eneo: ti lej dhe ajo aty. I dërgon pasaportën e shtetases L.P. Zonja eshte per Pisa ne 12 e 25
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases M.S. Kurse kjo është me gocen per Budapest 15 e 30
Briken: Ca ka kjo. Ska prokur apo ca
Eneo: Se ka prok se ka ik me burrin nga bari. Burrin e kthyn per ditet bash me gocen. I dërgon pasaportën e shtetases A.S.
Briken: E ke dhe pasap e burrit
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja M.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 12:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, e cila më datë 05.08.2023 është kthyer inad (Gërma F) me motivacionin" ka qendruar 90 dite ne 180 ditet e fundit ne BE".
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja A.S është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.08.2023 ora 11:46 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa prokurrë nga babai I saj.
Babai L.S nuk rezulton te ketë dalje nga territori RSH nga PPK Rinas.
Zbardhen të tjera detaje nga përgjimet ku efektivë të policisë në Rinas, lejonin kalimin e qytetarëve të cilët kishin probleme, drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Skema u zbulua nga përgjimi i celularit të Enea Sulejmanaj, tanimë i arrestuar. Sulejmanaj ishte poseduesi i një agjensie turistike “Bus Albania”, i cili mbante kontakte të vazhdueshme me Tereziun, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumenta udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së.
Në një pjesë nga përgjimet, ata diskutojnë për kalimin e një të mituri, i cili nuk kishte mbushur 18 vjeç dhe u lejua kalimi i tij pa prokurën e prindërve.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 05.06.2023, nga ora 02:45 PM – 03:29 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben si je. A mu lodhe
Briken: Si je mire
Eneo: Mire vlla. Kemi i cunin e shokut ton. E kemi nis dhe her tjtr
Briken: Ca ka
Eneo: (I dërgon pasaportën e shtetasit K.D). Si ka mush 18 akoma
Briken: Te them per pak
Eneo: Ok vlla. Me thuja vlla
Në orën 03:29PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi K.D është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 05.06.2023 ora 15:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Më datë 21.12.2023, ora 09:18 është përpunuar përsëri nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB. Shtetasi K.D dtl. 27.05.2006, nuk ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është lejuar të udhëtojë pa prokurën e prindërve.
Shqiptarja.com zbardh dosjen e skemës së korrupsionit në Rinas, ku efektivët kalonin qytetarë kundrejt ryshfetit. Në një prej biseda të zhvilluara mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Terezi flitet për kalimin e një gruaje, e cila ka tejkaluar ditët e qëndrimit.
170 euro ka dhënë ryshfet për të kaluar, ndërsa në biseda Sulejmanaj i thotë efektivit se paratë do i fusë brenda pasaportës.
Eneo: Mgjes vlla. Do leri 170 tgjitha. Po I them ti fusi ne pasap. Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes
Në orën 10:54 dhe në orën 10:55 zhvillohen dy biseda telefonike ndërmjet shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases R.N.
Briken: Ok
Eneo: Ku te futet kjo vlla
Briken: Te nr. 8
Eneo: Ok vlla
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se R.N është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 22.09.2023 ora 16:09 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.
Më datë 23.09.2023 zhvillohet një tjetër bisedë mes tyre për kalimin e dy personave të tjerë. Një prej tyre, K.L ishte kthyer në Shqipëri me motivacionin mosplotësim dokumentacioni nga shteti francez. Ndërsa tjetri, A.Ç kishte kaluar afatet e qëndrimit.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 23.09.2023, nga ora 10:12 AM – 01:13 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla ca ben
Në orën 10:12AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon kartën italiane të shtetasit Kristjan Lazri
Në orën 10:15AM zhvillohet një telefonatë midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasasportën e shtetasit Anxhelo Çili. Budapest
Briken: Ti apo une
Eneo: Ti do tlej dhe per ate qpar 50
Briken: Ok
Eneo: Do tlej 150 ky total
Briken: Ok
Eneo: Ok vlla rrofsh
Në një bisedë tjetër, Eneo Sulejmanaj dhe efektivi Tereziu flasin për një person që kërkon të shkojë në Budapesit. Edhe ai rezulton i kthyer nga Franca, pasi ka bere 9 muaj burg për veprën penale “transport te lendeve narkotike ”.
Efektivi Tereziu, sipas bisedave në Signal, i thotë Sulejmanajt se ai nuk kalon dot nga Rinasi, por të kalojë kufirin nga toka.
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 31.08.2023, nga ora 01:04 PM – 08:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: O vlla si tkam. A je mire. Kam i cun me ndrrim. Do me ik tmarten nga budapesti. E bejm dot. I dërgon pasaportën e shtetasit Ledjan Hadri
Briken: Ja ra shof vlla e te them
Eneo: Ok vlla. Vec mos me harro se e kam ktu robin
Briken: Nuk bohet vlla jo. Paska pyt dhe tjer anej ky vl
Eneo: Vl
Briken: E kan mor vesh dhe tjere
Eneo: As me ja bo letren me noter
Briken; jo jo. Tja fuse me toke
Eneo: Ok vlla rrofsh
Briken: Vetem me dt 6 eshte nje mundesi
Eneo: Po e coj nga prishtina. Kemi nja 2 me dite
Briken: Ok mire
Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi L.H (me gjeneralitete të ndërruara në J.H) nuk ka dalje të regjistruar nga territori i RSH nga data e bisedës e në vijim. Ky shtetas (referuar bisedës së zhvilluar) ka dyshime se mund të ketë udhëtar nga territori I PKK Morinë, pasi ka hyrje në PPK Rinas më datë 11.11.2023. Ai mund të ketë udhëtuar me destinacion fillestar Kosovën pasi ai është kthyer në kategorinë deportiv më datë 18.05.2023 me shënimin :” kthyer deportiv nga Franca pasi ka bere 9 muaj burg per v. penale “transport te lendeve narkotike ”. Ne interviste shpjegon qe Ka ndalese hyrje te perhershme ne territorin Francez dhene date 17.05.2023”.
Shqiptarja.com dhe Report Tv disponojnë dosjen e efektivëve të Rinasit të cilët ndihmonin për të kaluar qytetarë me probleme drejt vendeve të BE.
Nga kqyrja e komunikimeve në në aplikacionin signal mes shtetasit Eneo Sulejmanaj punonjësi i policisë Briken Tereziu, nga data 06.04.2023 deri 12.03.2024, ata shkëmbejnë të dhëna për kalimin e rreth 200 personave.
Sipas dosjes ata janë lejuar të udhëtojnë pavarësisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, persona të kthyer në kategorinë INAD gërma H dhe F, Kategorinë Deportiv (me deklarata noteriale te fallsifikuara), të mitur të papajisur me deklerata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera.
Dhe flet min.i brendshem per vetepastrim ! Z.Balla,nese nje vetepastrim eshte i nevojshem,filloje nga analfabetet qe nuk kane asnje njohuri per gjuhen shqipe.Tani gabime bejme te gjithe,por ky nivel komunikimi eshte per te qeshur e per te qare.Besoj se gjuha qe kane perdorur ne mesazhe, eshte po ajo qe flasin perdite dhe eshte vertet qesharake po te kesh dy persona ne rolin e aktoreve, qe t'i rilexojne keto mesazhe me ze te larte e t'i degjosh si tingellojne.Nuk dallohen shume nga ata te krimineleve ordinere pa kollaro. Dhe niveli i njohurive gjuhesore,ve ne dyshim dhe nivelin e njohurive dhe aftesive te tjera profesionale.Si e kane kaluar keta provimin me shkrim per kete profesion dhe si ka mundesi persona me kete nivel komunikimi gjuhesor te jene caktuar tek /portat e Shqiperise/ eshte me te vertete e cuditeshme?! Tani,dikush mund te thote: C'rendesi ka si flasin e shkruajne? Te huajt nuk kuptojne asnje fjale,kurse bashkekombasve tane qe hyjne e dalin, nuk u ben pershtypje se ndoshta flasin e shkruajne me te njejten menyre?! Ka rendesi,sepse eshte imazhi i kombit ne mes.Duhet te vendosim njerez me nivel te larte profesional e intelektual ne keto vende.Ne nje fare menyre,ulet dhe mundesia qe keta punonjes te bejne krime te tilla.
Përgjigju