‘Nesër është 1 familje për Romë, i pret babai atje’, si kaluan efektivët e Rinasit 3 vajzat e mitura pa prokurë kundrejt ryshfetit

4 Qershor, 11:49| Përditesimi: 4 Qershor, 11:50

  • Share

1717483771_amp.jpg

Një tjetër rast i kalimit të fëmijëve të mitur pa prokurën e njërit prind evidentohet në dosjen e korrupsionit në Rinas. Një nënë me 3 vajzat ka kaluar nga Rinasi me destinacion Italinë pa pasur prokurë nga babai.

Në bisedat e zhvilluara mes Eneo Sulejmanajt dhe efektivit Briken Tereziu në aplikacionin Signal, evidentohet momenti kur Sulejmanaj i thotë policit se nesër kjo familje do niset për Romë me avionin e orës 08:25 datë 11.12.2023.

Sulejmanaj i thotë se familjen i pret babai në Romë, i cili ka rreth 1 vit e ca që është larguar nga Shqipëria.

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.12.2023, nga ora 05:53 PM – 10:52PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla si je. A u lodhe. Neser eshte I familje per rome ne 8 e 25. Shkojne te babai.

Briken: A e kan prokuren

Eneo: Jo. Po ke I ti shkojn. I rreg dot

Briken: Mi nis pak

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasve E.P, O.P, Xh.P dhe nëna M.P.

Briken: Shifi pak vlla

Eneo: Si vlla

Briken: Po baba jeton atj

Eneo: Po po fola sot me te

Briken: Ku dun me ik kta

Eneo: Rome

Briken: Kan qen here tjeter

Eneo: Nuk e besoj. Ai ka nja 1 vit qe kai k

Briken: Ceshtja eshte se nuk jam vete. Un ne oren 9 e marr

Eneo: Harrova ttmerrja tpyesja per orarin kur bona biletat. Si rregullojm dot. Tja lejn aty ati shokut

Briken: Dhe se kan me qefe shum me bo kto pa prokur.

Eneo: Tflasi dhe me tea tin

Briken: Ja te flas pak e te them

Eneo: Ok vlla rrofsh

Në orën 10:41 PM zhvillohet një bisede telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.

Briken: Nr. 9 vlla

Eneo: Ok vlla

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja E.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr, pa prokurë.

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja O.P. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:37 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Pa prokurë

Nga këqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Xh.P. është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:38 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Pa prokurë

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasja M.P është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 12.12.2023 ora 06:44 nga punonjësi i policisë me username në TIMS MesiEr. Nuk ka probleme ne sistem.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema e korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?