Autoritetet e Drejtësisë së Malit të Zi, kanë kthyer përgjigje për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me letërporosinë që kishin dërguar prokurorët shqiptarë të dosjes penale kundër Saimir Tahirit dhe të tjerëve.
Përgjigjia nga Mali i Zi ka mbërritur në prokurori në muajin Korrik 2018, dhe sipas prokurorëve nuk ka të dhëna të mjaftueshme, ka shumë gjëra të paqarta, që thuajse nuk tregojnë asgjë.
Sipas tyre autoritetet e Malit të Zi, kanë konfirmuar se Tahiri ka udhëtuar me makinë nga pika e Muriqanit së bashku me familjen e tij në muajin gusht 2016, në drejtim të Malit të Zi, por nuk japin të dhëna nëse Tahiri dhe persona të tjerë kanë udhëtuar më pas me skaf nga Mali i Zi në drejtim të Italisë.
“Është një letërporosi pa përgjigje dhe në gjykimin tonë nuk ka dhënë të dhënat që ne kemi kërkuar”- ka thënë një burim pranë grupit hetimor të dosjes “Tahiri”.
Faktin që Tahiri ka qenë në Malin e Zi, e pranon dhe vetë ish-ministri, i cili ka deklaruar në sallën e gjyqit se ka qenë aty për pushime dhe më pas ka udhëtuar në drejtim të Italisë.
Sipas prokurorisë, Tahiri dhe Oresti Sota bashkë me familjet përkatëse u takuan në Malin e Zi në gusht 2017 dhe me një skaf të drejtuar prapë nga Saimir Tahiri u nisën për një pushim tre javor në Itali. Me ta ishte edhe gardisti Gentian Ceka, shofer i Tahirit, dhe miq të tjerë si Alban Aliaj, Evi Robo dhe Loran Sevi.
Saimir Tahiri sipas prokurorisë, në datën 7 korrik 2016, ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet Muriqanit me makinën e Ardit Sotës, vëllai i Orest Sotës, ndërsa me 2 gusht 2016 Saimiri dhe Oresti u nisën bashkë me Gentian Cekën për në Bari.
Tani del bllof kryekrimineli malok salhe jo se ky sajmiri është evliha po ky të paktën ska vrar njeri si kuçedra maloku salhe që sa varre ka hap ky ish sekretar partie po Shqiptarët sjan burra që nuk i japin këti maskarai atë që meriton se e bëri Shqiprin çorap që ska burr nëne që ta sjelli në terezi.
PërgjigjuTani del bllof kryekrimineli malok salhe jo se ky sajmiri është evliha po ky të paktën ska vrar njeri si kuçedra maloku salhe që sa varre ka hap ky ish sekretar partie po Shqiptarët sjan burra që nuk i japin këti maskarai atë që meriton se e bëri Shqiprin çorap që ska burr nëne që ta sjelli në terezi.
Përgjigjudmth po zbulohet grupi i pushimeve....hahahahahaha... ca turpi!!!!
Përgjigju