Urdhri i paprecedentë e Voltana Ademit, nxjerr administratën në punë të shtunën dhe të dielën në orarin e votimit, 7:00-19:00

27 Qershor 2019, 17:32| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 19:42

  • Share

Një urdhër i paprecedentë ky i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi e cila ka urdhëruar të gjithë administratën e bashkisë që të dalë në punë të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore, dhe të dielën, ditën e votimeve të 30 qershorit, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00. Kjo është fasha orare e lejimit të votimit, një urdhër që duket më shumë një tentativë e hapur e Ademit për të mos lejuar administratën e bashkisë që të votojë më 30 qershor. Ky urdhër i brendshëm që mban datën 26 qershor, thuhet se vjen në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit. Urdhri është për të gjithë punonjësit e administratës, njësive administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë së Shkodrës.

Urdhri i plotë:

"Mbështetur në Ligjin 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregulloren e Bashkisë Shkodër dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr.11199, datë 10.06.2019 "Për shfuqizimin e Dekretit nr 10298 datë 05.11.2018 të Presidentit së Republikës së Shqipërisë "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore".

Urdhëroj:

1) Caktimin e ditës së shtunë dhe të dielë si ditë pune për të gjthë punonjësit e administratës, njësive Administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër nga ora 07:00 deri në 19:00.
 
2) Organizimi i punës të përcaktuar nga secila drejtori dhe institucion.

Ngarkohen të gjithë punonjësit e Administratës së Bashkisë Shkodër, Njësitë Administrative (Velipojë, Bërdicë, Gur i zi, Dajç, Rrethina, Ana e Malit, Shalë, Shosh, Pult, Postribë) Institucionet e Varësisë, (Drejtoria e Shërbimit Bujqësor dhe Pyjor, Sportklub Vllaznia, Drejtoria Ekonomike e Kulturës, Drejtoria Ekonomike Arsimit, Teatri Migjeni, Drejtoria Cerdhe Kopshte).

3) Ky urdhri hyn në fuqi menjëherë."


Lajmi kryesor:

PD-ja i vendos zjarrin me molotov KZAZ-së në Bushat, digjen materialet e zgjedhjeve, plagosen tre policë (VIDEO)


G.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?