PD-ja i vendos zjarrin me molotov KZAZ-së në Bushat, digjen materialet e zgjedhjeve, plagosen tre policë (VIDEO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita joparlamentare ka vënë në zbatim skenarin për të sulmuar KZAZ-të. Sulmi nisi në qarkun e Shkodrës, bastion i PD-së, i vënë në krye të sulmeve të dhunshme të procesit zgjedhor të 30 qershorit. Këtë mbrëmje, rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën me bomba molotov KZAZ-së (Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve) numër 6 të ngritur në palestrën e shkollës profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat, të bashkisë së Vaut të Dejës, që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD-ja. KZAZ-ja ka shpërthyer në flakë duke shkatërruar materialet e votimit, e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit. Kujtojmë se KZAZ-të janë marrë në ruajtje nga Policia pas kërcënimeve publike të PD-së së do të asgjësojë materialet zgjedhore dhe nuk do të lejojë që më 30 qershor të mbahen zgjedhje përmes protestave të nisura nga dita e sotme (27 qershor), dhe të paralajmëruara për të vijuar 5 ditë pa ndërprerje deri më 2 korrik.

Për sulmin e rëndë ndaj KZAZ-së numër 6, policia ka shoqëruar 9 persona, militantë të PD-së, dhe vijon punën për kapjen e autorëve të tjerë. Kodi Penal i dënon krimet zgjedhore nga 1 deri në 5 vite burg. E megjithatë as ky ndëshkim i ashpër nuk i ka ndalur militantët të vënë në zbatim skenarin e 'bekuar' nga PD-ja dhe që do të vihet në zbatim, siç është lajmëruar, nga të gjithë kryebashkiakët e PD-së por edhe kryetarët e degëve në ato qytete që nuk i drejtojnë bashkitë.

Drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj ishte këtë mbrëmje pranë KZAZ-ve në Bushat, e po ashtu edhe Tom Doshi, deputeti i PSD-së në koalicion me Ramën, si dhe Mark Babani, kandidat i PS-së për Bashkinë e Vaut të Dejës. Tom Doshi tha se materialet e votimit do të zëvendësohen menjëherë dhe se do të vinë nga Sllovenia. Protestat kanë nisur edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, në Fier, Berat e Kombinat të Tiranë, por edhe në bashki të tjera ku ka pasur tentativa për të penguar vendosjen e materialeve të votimit në KZAZ. Flakët e zjarrit që shpërthyen nga hedhja e bombave molotov u shuan nga forcat zjarrfikëse, ndërsa tashmë ka nisur një hetim për këtë çështje në bashkëpunim me policinë dhe Prokurorinë.

Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje më 30 qershor për të votuar e zgjedhur kryetarët e rinj të 61 bashkive në vend, në një situatë të paprecedentë, me dy dekrete të Presidentit Ilir Meta që futën në ngërç institucionet. I pari, dekreti i 10 qershorit që thjesht anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, pa vendosur datë të re, dhe dekreti i dytë i firmosur sot nga kreu i shtetit që shpalli 13 tetorin datë të re të mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Kryeministri Edi Rama i ka quajtur nul, të pavlefshme dhe pa asnjë efekt mbi procesin zgjedhor të 30 qershorit këto dekrete të Metës, por kryebashkiakët e PD-së i morën si "ligj" për të nisur protestat dhe sulmet ndaj KZAZ-ve për të penguar 30 qershorin në zbatim të dekreteve të Metës. E tërhequr nga kjo situatë është shfaqur LSI-ja, e cila këtë mbrëmje, përmes kryetares Monika Kryemadhi dënoi sulmin ndaj KZAZ-së numër 6, përjashtoi mundësinë që agresorët të jenë militantë të LSI-së dhe foli për skenar të Ramës. Teksa LSI-ja sot e mirëpriti dekretin e Metës për të hyrë në zgjedhje më 13 tetor pa përmendur në asnjë fjalë dorëheqjen e kryeministrit Rama si kusht për pjesëmarrje në to, lideri demokrat Lulzim Basha tha se nuk ishte problem për ta data, por kusht i panegociushëm është largimi i Ramës. Teksa vetë kryedemokrati nuk pranoi 13 tetorin si datë të zgjedhjeve të reja, nuk kuptohet ende se përse Presidenti Ilir Meta shkeli me këmbët e tij argumentet me të cilat anuloi zgjedhjet e 30 qershorit: Nevojën për një uljen në tryezë dialogu të Ramës e Bashës dhe marrëveshje politike mes palëve për të caktuar një datë të re. 13 tetori nuk erdhi as me dakordësinë e Bashës, dhe aq më pak të kryeministrit Rama i cili refuzoi të takojë sot në mëngjes Presidentit Meta pas ftesës që ai i bërë. Teksa Bashën e takoi vetëm për 20 minuta sot në mëngjes në Presidencë, Meta u vu në dispozicion të shefit të mazhorancës nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, duke sqaruar se e ftoi kaq herët, me argumentin se në këtë orar kryeministri është i lirë dhe nuk ka fushatë zgjedhore. Opozita e bashkuar, tashmë është përçarë.

Ora 23:11
Kandidati PS-së në Vaun e Dejës: Sulmi mbi KZAZ-në u organizua nga kryebashkiaku

Mark Babani, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Vau Dejës ka akuzuar direkt kryetarin aktual të bashkisë Zef Hila për sulmin mbi KZAZ-në pasditen e sotme. "Absolutisht janë mirëorganizim i kryetarit të bashkisë. Unë do të kandidoj derisa të zgidhim këtë qeverisje të bashkisë vendore. Elektorati jonë nuk është përzier, se po të ishte...por ne nuk jemi për vëllavrasje, ata që i mbajnë kanë përgjegjësinë e tyre" tha ai.

Ora 22:32
Protesta edhe në Tiranë/ Balliu me militantët e opozitës grumbullohen tek shkolla 'Betim Muço'

Përveç se në Shkodër, në Fier e në Berat protesta ka patur edhe në Tiranë. 

Militantët e Partisë Demokratike, me në krye ish-deputetin e PD, Klevis Balliu mbrëmjen e sotme janë grumbulluar në minibashkinë nr.6 në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

Tentativa e tyre ka qenë për të hyrë në shkollën 'Betim Muço'  ku është vendosur KZAZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për të ndaluar këtë është vendosur një kordon policie të cilët nuk kanë lejuar që militantët e PD dhe të LSI të shkatërrojnë materialet zgjedhore ashtu siç bënë në Bushat.

Me thirrjet 'Rama ik' militantët e opozitës kanë protestuar për disa minuta dhe më pas janë larguar pa krijuar përplasje.

Ora 21:50
Sulmi kundër KZAZ-ve me molotov, Tom Doshi: Materialet do zëvendësohen, autorët para ligjit

Deputeti i PSD-së për qarkun e Shkodrës, në koalicion me PS-në, Tom Doshi u shpreh se materialet zgjedhore që u dëmtuan do të zëvendësohen, ndërsa autorët do të dalin para drejtësisë. "U lidha me KQZ-në, do të vijnë me avion prej Sllovenia dhe ditën e shtunë materialet janë këtu. Populli nuk do të kenë asnjë shqetësim, ata që e kryen këtë akt do të japin llogari para ligjit.

Këto gjëra ndodhin në Afganistan jo në Vaun e Dejës dhe Shkodrës, të gjithë banorët nuk duhet të shqetësohen por të dielën të drejtohen në kutitë e votimit. Për ne është pozitive me parë se cfarë kanë ndërmend me bërë. Do të marrim masat që qendrat të mbrohen. Policia ka përgjegjësinë e vet në mbrojtjen e KZAZ-ve" tha ai.

Ora 21:37
Policia: 250 simpatizantë të PD sulmuan me molotov KZAZ-në, u plagosën 3 policë, 9 të shoqëruar

1561664272_1561664164KZAZSHKODER2.jpg
Policia e Shkodrës deklaron se shkolla ku është vendosur KZAZ-ja u sulmua me bomba molotov dhe mjete të tjera të forta nga militantët e PD-së, ndërsa nga ngjarja u plagosën 3 policë. Deri tani 9 persona janë shoqëruar.

"Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit" njofton policia.

 

Ora 21:29
Kutitë në flakë, ja si u dogjën materialet zgjedhore në Bushat

Shqiptarja.com siguron pamjet e momentit kur disa kutive të votimit në KZAZ-në e Bushatit në Vaun e Dejës iu vendos zjarri nga militantët e PD-së mbrëmjen e sotme pas protestës që zhvilluan. KZAZ-ja ndodhet në ambientet e shkollës profesionale 'Ndre Mjeda'.

Ora 21:18
Shkatërrohen materialet zgjedhore në KZAZ-në e Bushatit

Si pasojë e zjarrit që iu vendos shkollës brenda së cilës ndodhet KZAZ-ja nr. 6 janë dëmtuar materialet zgjedhore. Kutitë me materialet zgjedhor janë nxjerrë jashtë me shpejtësi. E ndërsa zjarrfikësja vijon punën për të shuar plotësisht flakët, në vendin e ngjarjes ndodhet deputeti socialist Tom Doshi, por edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Niko Brahimaj.  

Ora 21:02
Tre efektivë pësojnë lëndime nga zjarri në KZAZ-në në Bushat

Tre efektivë kanë pësuar djegie nga flakët që shpërthyen në KZAZ-në numër 6 në Bushat. Militantë të PD-së siç u shpreh edhe minsitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, hodhën bomba molotov ndaj KZAZ-së që ndodhet në shkollën profesionale "Ndre Mjeda" në Bushat. Në një video që sjell Report Tv, shihet efektivi me dëmtime nga flakët që përfshinë flakët aty pranë.

1561662483_polici.jpg

Një nga efektivët e plagosur nga sulmi me molotov në KZAZ
Ora 20:36
Militantët e PD-së i vendosin zjarrin KZAZ-së brenda shkollës në Vaun e Dejës

Militantët e PD-së në Vaun e Dejës mbrëmjen e sotme sikur kishin lajmëruar pasi u mblodhën për të protestuar para ambienteve ku është vendosur KZAZ-ja nr. 6 në një shkollë profesionale i kanë vendosur zjarrin. KZAZ-ja ndodhet në shkollën profesionale 'Ndre Mjeda' në Bushat.

Sipas burimeve të Report Tv shkolla brenda së cilës ndodhet KZAZ-ja u sulmua me molotv, ndërsa të dhënat e para  janë për dy efektivë policie të lënduar. Lajmi prë zjarrin u konfirmua për Shqiptarja.com edhe nga sekretari i KZAZ-së në një lidhje telefonike. Ai tha se "Jemi informuar se KZAZ-ja është sulmuar, i kanë vendosur zjarrin. Ka shkuar zjarrfikësja, ka dëme materiale nga flakët".

Strukturat e PD-së janë mobilizuar në zbatim të skenarit të opozitës për të bllokuar zgjedhjet në 30 Qershor duke ndjekur modelin e Shkodrës pak ditë më parë me përplasjet që kulmuan me zjarrin që iu vendos po një KZAZ-je në shkollë.

Ora 18:07
Mbërrijnë materialet zgjedhore në KZAZ-të e Shkodrës, policia në gatishmëri për t'i ruajtur nga militantët e opozitës


Edhe pse prej ditësh kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi bën thirrje se nuk do të lejojë që të kryhen zgjedhje më 30 qershor, në qytetin verior kanë mbërritur materialet zgjedhore. Këto materiale janë transportuar me kamionët e vendosur në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes, ndërsa në shoqërim të tyre ka qenë edhe policia.

Gjithashtu edhe në kohën kur materialet zgjedhore u shpërndanë konkretisht në KZAZ, 2 dhe 3, policia ishte prezente për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

Kujtojmë se KZAZ 2 dhe 3 të cilat janë spostuar nga Pallati i sportit dhe Shkolla Shejnaze Juka në Shkollën Industriale Arbën Broci, për shkak të sulmeve nga militantët e Partisë Demokratike.

Ora 17:32
Urdhri i paprecedentë e Voltana Ademit, nxjerr administratën në punë të shtunën dhe të dielën në orarin e votimit, 7:00-19:00

Një urdhër i paprecedentë ky i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi e cila ka urdhëruar të gjithë administratën e bashkisë që të dalë në punë të shtunën, në ditën e heshtjes zgjedhore, dhe të dielën, ditën e votimeve të 30 qershorit, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 19:00. Kjo është fasha orare e lejimit të votimit, një urdhër që duket më shumë një tentativë e hapur e Ademit për të mos lejuar administratën e bashkisë që të votojë më 30 qershor. Ky urdhër i brendshëm që mban datën 26 qershor, thuhet se vjen në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit. Urdhri është për të gjithë punonjësit e administratës, njësive administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë së Shkodrës.

Urdhri i plotë:

"Mbështetur në Ligjin 139/2015 "Për vetëqeverisjen vendore", Rregulloren e Bashkisë Shkodër dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr.11199, datë 10.06.2019 "Për shfuqizimin e Dekretit nr 10298 datë 05.11.2018 të Presidentit së Republikës së Shqipërisë "Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore".

Urdhëroj:

1) Caktimin e ditës së shtunë dhe të dielë si ditë pune për të gjthë punonjësit e administratës, njësive Administrative dhe institucioneve në varësi të Bashkisë Shkodër nga ora 07:00 deri në 19:00.
 
2) Organizimi i punës të përcaktuar nga secila drejtori dhe institucion.

Ngarkohen të gjithë punonjësit e Administratës së Bashkisë Shkodër, Njësitë Administrative (Velipojë, Bërdicë, Gur i zi, Dajç, Rrethina, Ana e Malit, Shalë, Shosh, Pult, Postribë) Institucionet e Varësisë, (Drejtoria e Shërbimit Bujqësor dhe Pyjor, Sportklub Vllaznia, Drejtoria Ekonomike e Kulturës, Drejtoria Ekonomike Arsimit, Teatri Migjeni, Drejtoria Cerdhe Kopshte).

3) Ky urdhri hyn në fuqi menjëherë."

Ora 16:30
Pas sulmit të KZAZ, materialet zgjedhore në Dibër vendosen në ambient privat

Në Dibër materialet janë vendosur në ambiente private pasi bashkitë nuk dhanë godinat e KZAZ-ve.

Kujtojmë se më 19 qershor materialet zgjedhore vendosur në KZAZ vendosur brenda një biblioteke u sulmuan nga militantët e PD-së. Sot, materialet zgjedhore kanë mbërritur në KZAZ nr. 17, konkretisht në Bashkinë Klos dhe janë  vendosur në një ambjent privat. Sipas nënkryetarit të KZAZ Jetmir Dedolli, grupi punës po merret me sistemimin e bazës materiale dhe ditën e shtunë do shpërndahen sipas qendrave të votimit.

Ora 14:27
'Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë'/ PD e Shkodrës njofton protestë në oën 20:00 para KZAZ nr. 2

PD në Shkodër ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat për të njoftuar se mbrëmjen e sotme do të zhvillojnë një protestë

"Ju bëj thirrje për protestë në orën 20:00 para KZAZ 2 tek pallati i Sportit . Shqipëria ka nevoja për ne. Shkodra ka nevojë për bashkimin tonë për t'i thënë Edvinit ndal. Ne e njohim dekretin e presidentit. Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë. Lironi shkollat dhe çdo ndëtesë tjetër që e mbroni me gazin e Lleshit duke u bërë gazi i botës. Lind detyra e shenjtë për rrëzimin e diktaturës. Të kërkojmë njëzëri largimin e kryeministrit Rama", thuhet në deklaratë.

Ora 12:30
Voltana Ademi: Mësuam nga mediat se KQZ solli materialet e votimit në Shkodër! Nuk i lirojmë godinat tona për KZAZ

1561373656_voltanaademi.gif

Bashkia e Shkodrës i kërkon policisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të lirojnë ambientet në administrim të bashkisë të përdorura si KZAZ, në të cilat kanë mbërritur tashmë materialet e votimit. Përmes një deklarate për mediat, bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi, e zgjedhur e PD-së, e cila që në moment të parë ka dalë hapur në kundërshtim të procesit të 30 qerëshorit duke zbatuar dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, thotë se në ambientet e KZAZ-ve janë punonjës të bashkisë që po menaxhojnë godinat. "këto godina nuk janë në dispozicion të materialeve të kujdot institucioni qofshin", thotë bashkia e Shkodrës duke ju drejtuar KQZ-së dhe Policisë së Shtetit.

Reagimi 

Përmes mediave, kemi mësuar se drejt Qarkut të Shkodrës është nisur nga KQZ-ja bazë materiale. Siç kemi informuar edhe më herët KQZ-në, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës, Kodit Zgjedhor, ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, nuk ka funksionuar asnjëherë dhe aq më shumë pas datës 10 qershor 2019, asnjë e ashtëquajtur KZAZ në territorin e Bashkisë së Shkodrës.

Në asetet pronë dhe në menaxhim të Bashkisë së Shkodrës, me urdhër- pune, janë punonjës të administratës vendore që po vijojnë dhe do të vazhdojnë punën për administrimin dhe menaxhimin e godinave. Ndërkohë, në detyrë fuknsionale, punonjësit janë pajisur me urdhrin e punës dhe me shkresën dërguar më herët KQZ-së ku bëhet me dije se godina e Pallatit të Sportit dhe të tjera asete të Bashkisë Shkodër, nuk janë vënë në dispozicion nga qeverisja vendore për funksione të tjera. Në këto kushte, këto godina nuk janë në dispozicion për depozitim të materialeve të kujtdo institucioni qofshin.

Bashkia e Shkodrës i kërkon Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të KQZ-së, për çdo këkresë që mund të kenë për sa më sipër, t'i drejtohen me shkresë institucionit të Bashkisë Shkodër. Si deri më tani, nxisim të gjithë individët dhe institucionet të zbatojnë rigorozisht Kushtetutën, Dekretin në fuqi të Presidentit të Republikës, Kodin Zgjedhor, ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Kartën Europiane për Autonominë Vendore. Sjellim në vëmendje që shkelja e tyre, ngarkon me përgjegjësi ligjore çdo individ apo instititucion.

Ora 11:59
Materialet zgjedhore në Kukës 'stacionohen' në godinën e prefekturës

Materialet zgjedhore kanë mbërritur edhe në qytetin e Kukësit, i njohur si bastion i djathtë. Ato janë transportuar nga mjetet e ushtrisë të shoqëruara nga policia e shtetit dhe janë vendosur në KZAZ nr 11, në godinën e prefekturës. Kjo godinë prej një jave ruhet nga forca të shumta policie. Gjatë transportit të materialeve nuk ka pasur probleme. Ende nuk është bërë e qartë vendndodhja e qendrave të votimit. Transporti i materialeve zgjedhore do të bëhet të shtunën mbrëma.

Ora 11:52
Pas letrës së Xhelal Mziut, policia 'mobilizon' Kamzën

Pas letrës që kreu i Bashkisë Kamës Xhelal Mziu i dërgoi KQZ për lirimin e ambienteve të KZAZ 27 e 28 në këtë zonë, policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndonjë përplasje të mundshme mes efektivëve dhe simpatizantëve të PD.
Më shumë se 20 efektivë janë vendosur në KZAZ 27 në shkollën Ibrahim Rugova, e ndërsa një grup tjetër efektivësh patrullojnë në lëvizje.
Mësohet se një pjesë e uniformave blu qëndrojnë brenda ambienteve të KZAZ qe pas mbrëmjes së djeshme, me mbërritjen e materialeve zgjedhore e fletëve të votimit.
Kamza konsiderohet si një nga zonat më të nxehta për shkak edhe të tensioneve të ndodhura një javë më parë. Ndërkohë që më 30 Qershor, në ditën e zgjedhjeve është programuar se 6 grupe të FNSH-së do të jenë pikërisht në këtë zonë./ Përgati Xhensila Kodra

Ora 11:48
Mbërrijnë materialet zgjedhore në Lezhë/ Policia bashkiake kërkon lirimin e ambienteve (VIDEO)

Kanë mbërritur në Lezhë materialet zgjedhore në KZAZ-të numër 12 dhe 13. Ato janë transportuar nga mjete të ushtrisë të shoqëruara nga forcat speciale të policisë. Nga ana tjetër policia bashkiake e Lezhës, e cila drejtohet nga PD ka kërkuar lirimin e ambienteve ku janë vendosur materialet zgjedhore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasan Pordha: 28/06/2019 08:57

    Ata qe ktyejne akte te tilla dhe nuk lejojne shqiptaret te votojne sjane populli shqiptarm Voltana Ademi i vuri flaken qytetit te saj dhe me sarkazem e quajta Molotova.

    Përgjigju
  • Erik: 28/06/2019 08:00

    Besoj se ky krim elektoral ne Vaun e Dejes eshte akti i fundit i PD-se me djegien e KZAZ-ve. Do qetesohen dhe kthjellohen se nuk ia vlen me lufta dhe te shtojne kostot, e kane te humbur ate.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 28/06/2019 02:22

    Ne krye te ketyre trazirave jane Voltana , Xhelali, Klevisi Aurel Bylykbashi etj.

    Përgjigju
  • Ano: 28/06/2019 00:51

    A ja dridhe themelet qeverise Tome, se hala po presim? Eeee cfare mashkulli.

    Përgjigju
  • Dordomusi: 28/06/2019 00:23

    #Edheune #Votoj...me 13 Tetor!!!

    Përgjigju
  • nik: 28/06/2019 00:09

    BRAVO digjni te gjitha dhe marshoni perpara drejt humneres.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 27/06/2019 23:43

    Kush demton procesig zgjedhor denohet nga 1 deri ne 5 vjet burg. Me qetesi do shkojne te gjithe atje

    Përgjigju
  • Mirditor: 27/06/2019 23:13

    Kush nuk don me votu mos të votoje! por nuk mund ja ndalosh me votu kush don Vota është private, liri,dinjitet, Un do të votoj,...

    Përgjigju
    • Robshi: 28/06/2019 00:30

      Edhe une mirditor jam po nuk do votoj...e di pse... sepse po mendoja te shkruaja nje rama ik te madhe ne flete...por puna eshte se ka vetem numerues te majte dhe e numerojne per vete qe nenkupton kur ka vetem nje kandidat pro tij...keshtu qe nuk do te votoj...te fala trurit se e ka ndritur mirditen nga rreth e beri bashki ska gjykate prokurori komisariat asgje...votoje se ta ka lene amanet gjyshi i cili ngordhte per enverin...

  • Gj.Laska: 27/06/2019 22:44

    Po' vetem Tom Doshi nuk esht burre nuk burre me te ulet me me nivel zero, ai esht robi me kot atij ja di vetem Berisha, e arrestoj Rama i vu hekurat dhe tani i mban krahun atij ligeni, ty o Tom ti ka Zanè syte dhe trurin leku dhe prandaj nuk ke nivel

    Përgjigju
  • Gazep Daku: 27/06/2019 22:35

    A mer njerez budallenj qe ju shkoj jeta vec me dhun e mrapa bythes se politikanve behuni 1 dhe vendosni fatin tuaj cfar esht e mir per femijet tuaj dhe te ardhmen tuaj o idiota. Hidhni PS dhe sillni PD dhe anasjelltas doni dhe Europe ju. Aty te ngordhni ne mes mutit

    Përgjigju
  • Bruno: 27/06/2019 22:28

    Haha sa shpejt ju braktisi Luli. Le te shkojne ne burg thote se nuk jane te PDse

    Përgjigju
  • o lali: 27/06/2019 21:21

    te denohet ne menyren me te keqe ai qe dhunon policin ose qytetarin e pafajshem .

    Përgjigju
  • 007: 27/06/2019 21:20

    Kan shpetuar kafshet nga kopshti zologjik dhe nuk din ca bejn.E Megjithate cfar do qe te bejn nuk u ben zoti derman,.Cdo gje do shkoi ne vendin e vet.Kokat e nxehta do te perballen me organet t drejtesis pa merak.

    Përgjigju
  • Lushi: 27/06/2019 21:17

    U erdhi fundi o ku..t e Kombit ishalla ca keni fitu ju mbetshin en fyt

    Përgjigju
  • Ridi: 27/06/2019 21:17

    Po kjo Voltanes don me ba Shkoder si me ken e vetja por e ka kot se shkodra asht e tan shkodranve e ska ku me shkua sei i maroj afati

    Përgjigju
    • PD. Lac: 27/06/2019 22:47

      Po' Jo se ta ben Tom Doshi ty, mire ja beri Rama qe i vu hekurat dhe tani ben si garip,turp te kete Toma se turpnoj shkodren

  • Fredi: 27/06/2019 20:56

    Kto gjona antidemokratike tregojn se per 30 vjet, Shqipnia nuk ka patur demokraci, por ka qën peng i bandave. Shqipnia eshte akoma territor i ndare bandash. Vetem Enever Hoxha boni shtet. Në c far shteti demokratik ndodhin kto gjona? Ku osht par ne cilen demokraci qe bashkit ku qeveris opozita, cilado qoftë ajo ngrihen kundra zgjedhjeve? Pra bandave qe kan ndare Shqiprin mes tyre, nuk u interesojn zgjedhjet demokratike dhe duan me cdo kusht qoftë dhe me armë te mbrojnë zhvatjet e coptimet. E duan Shqiperine ciflik të tyrin. Shpejt Amerika dhe BE-ja te dalin hapur duke eleminuar gjith banditët me kollaro! O të bëhet, o hic!

    Përgjigju
  • Askushi: 27/06/2019 20:53

    Të ekzekutohen terroristët që duan ti vënë zjarrin shkollave.

    Përgjigju
  • tini: 27/06/2019 20:53

    Asnje leshim per daten e zgjedhjeve.Djegia e shkollave nuk eshte bere as nga fashistat.Lufte ligjore kunder injorances qe po shfrytezohet politikisht.Njerzit e dhunes njohin vetem dhunen e ligjit .Cdo tolerim eshte rruge e hapur pwr dhune.Misioni i Metes ky ishte qe dhunes ti ipte nje shkak gjoja lifjor.Gafa e presidentit qe pi kthehwt ne dhune.Populli ti japi ate qe meritojne.Lufta eshte midis te shkuares dhe te ardhmes.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 27/06/2019 19:30

    Shume gabim qe i thoni Molotana emri i saj i vertete eshte Voltana Molotova

    Përgjigju
  • asolingo: 27/06/2019 18:06

    Edhe 3 dite jane cfardo qe mund te beni zgjedhjet do behen,bishes qe ka zaptu shqiperine po i vjen fundi.Urime per zgjedhjet e 30 qershorit,me vjen keq per Liron se do e nxjere fallxhorja jaahte nga shpia.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/06/2019 17:55

    Ja mori doren edhe Voltana dekreteve. Nuk mund te detyrohet kush te mos shkoje në votime duke e detyruar te shkoje ne pune diten e parashkuar ne ligj kombetar si dite pushimi. Voltana thirri mendjes se je duke shkelur Kushtetuten, pasi po mohon te drjeten themelore te demokracise, ate per te zgjedhur e per t’u zgjedhur. Ke lanë namë.

    Përgjigju
  • adamo311: 27/06/2019 16:44

    Pushtuesit Romak, Bizantin, Osman, ...etj. kan krijuar te shiptaret nje ndryshim ne gjene!!! Per popujt tjere (jo-shqiptaret) SHTETI eshte organ mbrojtes, per shqiptaret SHTETI ESHTE ARMIKU!!! Shendet.

    Përgjigju
    • Bobo: 27/06/2019 21:46

      Aha, pirdh pirdh, tpaska ngel ora ty

  • Baxhella: 27/06/2019 13:53

    Mir e bejn se esht pasuria babes.Bile ka nga ata qe jua ka len gjyshi i cili ka vdekur ne 1920.O shqipe ca po te bejn keto Monstra keshtu.Me mallin e populli tallen bajraktaret.Cohu ENVER e kenojua kengen sic e di vet.

    Përgjigju
  • RRANGALL KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 27/06/2019 12:14

    O profesor me 7 klas shkoll o xhilal MUTZIU tani boju gati për me kap sapunin . Ti mor krimb s'ke shanc ti kundërpërgjigjesh Amerikës. Se amerika ta fut kokën nga ke dal o xhelal mutgiu k9mplet debil i ler o pler.

    Përgjigju
    • Shkodra: 27/06/2019 22:58

      Shkodra e dijes, shkodra e kultures, shkodra e sportit, nana e gjith te mirave. Hapi krahet e perqfoje kete te mir qe po te vjen. Voto PS me 30 qeshor pastaj shif a ja vlen.beje per veten e jo per LULIN

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?