Lëvizjet e Metës në parti për t’i shpëtuar drejtësisë? Balla: Mos harxhoni kohë me personat që nuk duhet të marrin vëmendje

27 Prill, 15:49| Përditesimi: 27 Prill, 16:22

  • Share

Pasi zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës Ministri i Brendshëm Taulant Balla u pyet edhe për lëvizjet e fundit të kreut të PL Ilir Meta brenda partisë. Ai refuzoi që të japë përgjigje duke thënë se “nuk duhet të harxhohet kohë me persona që nuk duhet të marrin vëmendje.”

Pyetje: Pas një periudhe të gjatë të rikuperimit në natyrë kreu i PL, Ilir Meta është rishfaqur sërish i fuqishëm në skenën politike, mendoni se po e përdor kredon politike për t'i shpëtuar drejtësisë?

Ministri Balla: Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm jemi në Fier, në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut, për të paraprirë fazën e dytë të procesit zgjedhor brenda Partisë Socialiste, pasi kemi përmbyllur gjithë zgjedhjet në organizatat në PS, me kryetarët dhe bashkëkryetarët, tani jemi në fazën tjetër atë të zgjedhjes së delegatëve ku 13,200 anëtarë të PS së qarkut Fier, anëtarë aktivë do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhore për të zgjedhur 132 delegatët e PS, për në Kongresin, i cili do të njoftohet nga mbledhja e ardhshme e Asamblesë Kombëtare.

Sikurse e tha dhe SP, një proces, i cili tregon qartë forcën organizative, proces i cili bazohet në barazinë gjinore. Delegatët do të jenë 50% gra e vajza dhe 50% djem e burra, e po ashtu me vendim të AK, kemi vendosur një standard, që të rinjtë e të rejat të kenë mundësi të bëhen pjesë me kriterin që 3/4 e kandidatëve për delegatë të jenë për herë të parë. Vlerësoj punën e Sekretariatit, ishte intensive, si dhe anëtarët e AK, që ishin pjesë e këtij takimi, të cilët kanë monitoruar me shumë përgjegjësi të gjithë këtë procesi dhe shkojmë në fazën e dytë të zgjedhjeve në 10 dhe 11 maj, ju do të jeni prezent dhe ju falënderoj për vëmendjen, sepse mendoj që të mos harxhoni kohën për personat që nuk kanë mendoj unë dhe nuk duhet të marrin vëmendjen tuaj.


Lajmi kryesor:

Para turit me diasporën, PS riorganizohet brenda vetes! Më 10 dhe 11 maj, anëtarët zgjedhin me votë delegatët


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?