Duke i qëndruar aleancës me shqiptarët, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha turi i takimeve me Diasporën nga maji deri në qershor, shfaq vullnetin e socialistëve për rëndësinë e votës së emigrantëve.
“Për të dëshmuar atë që kemi bërë dhe atë që kemi propozuar për të bërë në kuadër të Shqipërisë 2030, nuk mund të bëhet pa kontributin e njerëzve në Diasporë”.
Takimi i parë me diasporën do të mbahet në Athinë më 12 maj, për të vijuar më 26 maj në Milano, e më tej në Londër dhe Mynih.
Njëkohësisht socialistët po organizohen edhe mes vetes. Në Fier këtë të shtunë, u mblodh Këshillit Koordinues i Qarkut, për të paraprirë fazën e dytë të procesit zgjedhor në parti atë të zgjedhjes së delegatëve, në 10 dhe 11 maj
“13,200 anëtarë të PS së qarkut Fier, anëtarë aktivë do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhore për të zgjedhur 132 delegatët e PS, për në Kongresin, i cili do të njoftohet nga mbledhja e ardhshme e Asamblesë Kombëtare....Delegatët do të jenë 50% gra e vajza dhe 50% djem e burra... të rinjtë e të rejat të kenë mundësi të bëhen pjesë me kriterin që 3/4 e kandidatëve për delegatë të jenë për herë të parë”.
Më herët socialistët, kanë përmbyllur zgjedhjet në organizatat në PS, me kryetarët dhe bashkëkryetarët, një proces, që sipas drejtuesit politik të qarkut të Fierit, Taulant Balla, tregon qartë forcën organizative.
Ndërtimi i TEC-it në Roskovec nuk do të ketë asnjë impakt mjedisor në zonë, tha drejtuesi politik i qarkut të Fierit i Partisë Socialiste, Taulant Balla duke iu përgjigjur shqetësimit të banorëve.
Madje sipas tij, ndërtimi i TEC-it i jep një rol të rëndësishëm Roskovecit dhe qarkut të Fierit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në nivel rajonal. Balla shtoi më tej se projekti ka impakt të rëndësishëm strategjik dhe ekonomik dhe nuk dëmton mjedisin.
“Qarku ynë është me fat që kalon një prej gazsjellësve më të mëdhenj në Europë, që e ka kthyer Shqipërinë në një pozicion strategjik në hartën evropiane të furnizimit me gaz dhe natyrisht që duhet të kalojnë në fazën e dytë, jo vetëm tranzit, por edhe vend përfitues. Krijimi i burimeve të tjera alternative të energjisë përmes përdorimit të gazit, është një hap i rëndësishëm që duhet të bëjmë sa i përket rritjes së kapaciteteve tona prodhuese të energjisë elektrike. Do doja t’i bëja thirrje qytetarëve dhe t’i garantoja se nuk ka asnjë lloj ekspozimi, në kuptimin e të ndonjë risku, që ka të bëjë me mjedisin, sepse në shumë vende të botës, kudo ku kalojnë gazsjellësit, është mundësi reale për të krijuar njësi të prodhimit të energjisë elektrike, të bazuar në gaz.
Dua t’i garantoj banorëve të Roskovecit se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm strategjik, me zero rrezik ndotjeje mjedisore, por që i jep bashkisë, popullit të zonës, të ardhura shtesë të cilat do të përdoren për të zhvilluar infrastrukturën e zonës dhe për të rritur numrin e vendeve të punës, sepse bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin, si një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në Shqipëri”, përfundoi Balla.
Pasi zhvilloi një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës Ministri i Brendshëm Taulant Balla u pyet edhe për lëvizjet e fundit të kreut të PL Ilir Meta brenda partisë. Ai refuzoi që të japë përgjigje duke thënë se “nuk duhet të harxhohet kohë me persona që nuk duhet të marrin vëmendje.”
Pyetje: Pas një periudhe të gjatë të rikuperimit në natyrë kreu i PL, Ilir Meta është rishfaqur sërish i fuqishëm në skenën politike, mendoni se po e përdor kredon politike për t'i shpëtuar drejtësisë?
Ministri Balla: Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm jemi në Fier, në mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut, për të paraprirë fazën e dytë të procesit zgjedhor brenda Partisë Socialiste, pasi kemi përmbyllur gjithë zgjedhjet në organizatat në PS, me kryetarët dhe bashkëkryetarët, tani jemi në fazën tjetër atë të zgjedhjes së delegatëve ku 13,200 anëtarë të PS së qarkut Fier, anëtarë aktivë do të marrin pjesë në këtë proces zgjedhore për të zgjedhur 132 delegatët e PS, për në Kongresin, i cili do të njoftohet nga mbledhja e ardhshme e Asamblesë Kombëtare.
Sikurse e tha dhe SP, një proces, i cili tregon qartë forcën organizative, proces i cili bazohet në barazinë gjinore. Delegatët do të jenë 50% gra e vajza dhe 50% djem e burra, e po ashtu me vendim të AK, kemi vendosur një standard, që të rinjtë e të rejat të kenë mundësi të bëhen pjesë me kriterin që 3/4 e kandidatëve për delegatë të jenë për herë të parë. Vlerësoj punën e Sekretariatit, ishte intensive, si dhe anëtarët e AK, që ishin pjesë e këtij takimi, të cilët kanë monitoruar me shumë përgjegjësi të gjithë këtë procesi dhe shkojmë në fazën e dytë të zgjedhjeve në 10 dhe 11 maj, ju do të jeni prezent dhe ju falënderoj për vëmendjen, sepse mendoj që të mos harxhoni kohën për personat që nuk kanë mendoj unë dhe nuk duhet të marrin vëmendjen tuaj.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Kapshticë për të kërkuar rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme
"Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare. Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin. Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit", nënvizoi ministri.
Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.
Investim strategjik?! I doli dhe koka pse u miratua ky projekt,nuk u desh te lyej rrota,sic dyshova me pare,mjaftonte te ishte /investim stategjik/ oligarku e miku!
Përgjigju