Kryeministri Edi Rama, ka folur për lëvizjet në hipotekën e Vlorës dhe korrupsionon, duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak se nuk ka funksionuar sistemi.
Ai ka bërë një shembull krahasimi me gjermanët dhe suedezët, duke thënë se ata nuk janë më të mirë se vlonjatët, se edhe ata janë të prirur për korrupsion, por diferencën e bën funksionimi i sistemit.
"Siç ndodh me sistemin e drejtësisë në reformën e drejtësisë ku piktura është bardh e zi ku ka të bardhë ka të zezë kështu është edhe ky proces. Patjetër ne kemi shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit ku lufta të mos jetë e përkohshme. Luftë në gjueti shtrigash dhe janë kthyer prapë aty. Pse sepse skanë arritur të ndërtojnë sistemin, duke ndarë të shkuarën me të nesërmen. Nuk janë suedezët më të ndershëm se Shqiptarët nga genet por se konceptojnë dot si mund të paguash për të marrë shërbime, për shkak se shërbimi funksionon.
Nuk janë gjermanët më të pakorruptueshëm se shqiptarët sa i përket geneve. Sillini gjermanët ti çoj te hipoteka e Vlorës për 40 ditë dhe flasim. Edhe hipoteka e Vlorës që është një simbol. Pse hipoteka mbetet një problem dhe deri kur? Jo se vlonjajtët janë më të prirur për korrupsion se gjermanët, por nëse ne sot kemi hyrë në sistemin e regjistrimit të pronave dhe nga ky proces do të kemi sistemin që do ti ketë të përcaktuara në hartën e vetë të gjitha pronat do të jetë e pamundur të marrësh pronën e tjetrit dhe ta hedhësh në det e të marrësh tjetrin e ta bësh pronë të detit.
Ka vetëm një rrugë që të vazhdojmë të bëjnë të gjitha këto përpjekje duke pasur parasysh se çfarë do të bëjmë më tepër. Rrjeti i korrupsionit është në një nivel të ri", tha Rama.
Ndërkaq ai është ndalur edhe te digjitalizimi duke thënë se është bërë revolucion në këtë fushë.
" Në Shqipëri po ndodh një revolucion që nuk ka ndodhur në vend të rajonit. Revolucioni i digjitalizimit. Në dhjetor ne do të kemi 90% të shërbimeve publike online. Si mund të jetë korrupsioni sot sipas disave që bëjnë anketime denogruese për vende të caktuara siç ishte vjet dhe ai vjet ishte njësoj si parvjet kur sot me shifra në shqipëri nga janari janë kursyer 3 milion ecejake në zyra sepse 3 milion janë kërkesat drejtuar zyrave që përndryshe do të bëheshin publikisht nëpërmjet platformës së shërbimeve online.
2 milion dokumenta me vulë janë dhënë online, kjo është e gjitha masë ndërvepruese. 60 milino ndërveprime janë kryer nga qytetarët me shtetin. Si qënka njësoj si disa vite më parë dhe e fundit që kam është, parafytyroni sikur ne të kishim qenë të detyruar të bëjmë karantinën e përgjithshme pa këtë shërbim. 344744 për të gjitha ato leje që merreshin. ku do ti merrnin njerëzit ato shërbime, në rradhë gjatë karatinës?", shtoi Rama.
Lajmi kryesor:
Lufta kundër korrupsionit, Rama: SPAK të çojë pas hekurave të larguarit nga vetingu, përndryshe zhgënjim! Sistemi i ri të ndahet nga 'peshkaqenët e vjetër' që lundrojnë në formë politikanësh
//ReportTv.al