Lëviznin pas maska në rrugë, gjobiten 335 persona! Ndëshkohen 23 të tjerë pasi lëviznin pas orës 20:30 (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 13:21| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 14:27

  • Share

Në prag të festave të fundvitit duket se qytetarët janë sensibilizuar në respektimin e masave të vendosura të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u gjobitën 335 persona të cilët u konstatuan pa maska në rrugë.

Ata u gjobitën me 3000 lekë, shifër e cila do të vendoset në faturën e energjisë elektrike. Gjithashtu policia ka gjobitur dhe 23 persona të tjerë të cilët janë kapur duke lëvizur pas orarit të vendosur 20:30.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë në të gjithë vendin, 4 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjatë kontrolleve të ushtruara në biznese të ndryshme, autoritetet kanë evidentuar 3 biznese në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Ora 13:59
Thyen orën policore në Dibër, gjobiten 2 lokale dhe 7 qytetarë, arrestohen 4 të tjerë

4 të arrestuar, 2 lokale dhe 7 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit në Dibër, pasi kanë lëvizur jashtë orarit 20:30 që është e ndalura me akt normativ.

Policia arrestoi në flagrancë 4 shtetas në Peshkopi, ku dy prej të arrestuarve drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi. 4 qytetarët ishin duke qarkulluar me automjete në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme. Në pranga përfunduan D. S., 20 vjeç dhe K. K., 38 vjeç, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur si dhe A. M., 18 vjeç dhe XH. K., 31 vjeç, pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi

Gjithashtu në qytetin e Bulqizës,  kanë evidentuar 2 lokale të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjoba prej 10.000 lekë u është vendosur 7 shtetas pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orarit të ndalimit të lëvizjes.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?