4 të arrestuar, 2 lokale dhe 7 qytetarë janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit në Dibër, pasi kanë lëvizur jashtë orarit 20:30 që është e ndalura me akt normativ.
Policia arrestoi në flagrancë 4 shtetas në Peshkopi, ku dy prej të arrestuarve drejtonin automjetet në gjendje të dehur, ndërsa dy të tjerët pa u pajisur me leje drejtimi. 4 qytetarët ishin duke qarkulluar me automjete në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme. Në pranga përfunduan D. S., 20 vjeç dhe K. K., 38 vjeç, pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur si dhe A. M., 18 vjeç dhe XH. K., 31 vjeç, pasi drejtonin automjetet pa u pajisur me leje drejtimi
Gjithashtu në qytetin e Bulqizës, kanë evidentuar 2 lokale të cilët ushtronin aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjoba prej 10.000 lekë u është vendosur 7 shtetas pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orarit të ndalimit të lëvizjes.
Lajmi kryesor: