Lëvizte me armë me vete në mes të qytetit të Vlorës, pranga 34-vjeçarit (VIDEO)

7 Shkurt, 10:57| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:09

  • Share

VLORË- Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. 34-vjeçari Silard Strataj lëvizte me armë me vete në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 6", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-S. S., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit S. S., të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?