Sociale

Lezha në 'black out' për 12 orë, mijëra familje kaluan natën pa energji elektrike në mes të dimrit! (VIDEO)

31 Janar, 08:37| Përditesimi: 31 Janar, 10:43

  • Share

Lezhë- Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit përfshire dhe qytetin.

Energjia u ndërpre në oren 23:00 të mbrëmjes të së enjtes, 30 janar 2025 dhe sipas njoftimit të OSHEE ishin parashikuar të rikthyen në oren 5:00 të mëngjesit, por vonesat në ndërrimin e transformatoreve në nënstacion vonuan rikthimin e energjisë përtej parashikimeve.Kjo situatë solli vështiresi për mijera abonent familjar dhe biznese, e për rrjedhoje në disa zona dhe mungesë të ujit të pijshem.

Rikthimi i energjisë elektrike u bë i mundur pas rreth 12 oresh, duke rikthyer në këtë mënyre normalitetin në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.

Ndërkohë për këtë situate pati një reagim në rrjetin social facebook edhe nga Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës Agron Gjekmarkaj, e cila e konsideroi mungesen e energjisë për orë të tëra si një rast të papreçedent dhe një tallje me qytetaret.

"Situatë e pa precedent me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjithë Lezhën e cila që nga mbrëmja e shkuar është e zhytur në errësirë. Çdo justifikim nga OSHEE dhe institucion përgjegjës është alogjik pasi nuk mund të veprohet në këtë mënyrë. Kjo është nëpërkëmbje dhe tallje me qytetarët të cilët kanë fëmijë apo të sëmurë në shtëpi. I bëj thirrje ministres Balluku që mburret me uljen e çmimit të energjisë me 1 lekë të dërgojë grupe pune për normalizimin e situatës. Krahas familjeve lezhjane, institucione të rëndësisë së veçantë dhe sipërmarrje të biznesit po paguajnë kosto të papërgjegjshmërisë së këtij pushteti që duhet shembur më 11 Maj" shkruan Gjekmarkaj

Ora 10:07
Lezha në 'Black out' por në kampin e emigrantëve në Gjadër energjia nuk mungoi, u vunë në punë gjeneratorët

1738251859_kampigjade.JPG

E gjitha zona e Lezhës u zhyt në ‘blackout’. Mijëra banorë kanë qenë pa energji elektrike që mbrëmjen e djeshme ora 23:00. OSHEE kishte lajmëruar rikthim të energjisë në orën 05:00, por për shkak të punimeve në nënstacionin elektrik për lidhjen e transformatorëve të rinj, energjia erdhi vetëm pas 12 orësh.

Por në ‘black out’ nuk ka qenë kampi i Gjandrit, ku ndodhen 42 emigrantët të vendosur aty që prej të martës.

Energjia aty ka funksionuar me gjenerator, bën të ditur gazetari i Report Tv Elvis Hila.

Refugjatëve u janë refuzuar kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare pas vetëm një dite intervistash, kërkuesit morën një përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Territorial, një organ administrativ i emëruar me dekret nga Ministria e Brendshme.

Refugjatët tashmë kanë 7 ditë kohë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre, ndërsa në këtë mënyrë i jepet e drejtë qeverisë italiane për të sjellë emigrantë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në nëntor të vitit 2023 në Romë.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tes: 31/01/2025 13:30

    Ne europe une nuk di vend ku ikin dritat si ne Shqiper....akoma....nese ka ma thoni

    Përgjigju
  • Sondazhi: 31/01/2025 09:28

    Fajin e ka Saliu qe para 12 vitesh nuk I rregulloi, 12 vitesh nuk mjaftojne, duhen dhe 2 mandate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?