E gjitha zona e Lezhës u zhyt në ‘blackout’. Mijëra banorë kanë qenë pa energji elektrike që mbrëmjen e djeshme ora 23:00. OSHEE kishte lajmëruar rikthim të energjisë në orën 05:00, por për shkak të punimeve në nënstacionin elektrik për lidhjen e transformatorëve të rinj, energjia erdhi vetëm pas 12 orësh.
Por në ‘black out’ nuk ka qenë kampi i Gjandrit, ku ndodhen 42 emigrantët të vendosur aty që prej të martës.
Energjia aty ka funksionuar me gjenerator, bën të ditur gazetari i Report Tv Elvis Hila.
Refugjatëve u janë refuzuar kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare pas vetëm një dite intervistash, kërkuesit morën një përgjigje të menjëhershme nga Komisioni Territorial, një organ administrativ i emëruar me dekret nga Ministria e Brendshme.
Refugjatët tashmë kanë 7 ditë kohë për të apeluar refuzimin e kërkesës së tyre, ndërsa në këtë mënyrë i jepet e drejtë qeverisë italiane për të sjellë emigrantë në Shqipëri në bazë të marrëveshjes Rama-Meloni të nënshkruar në nëntor të vitit 2023 në Romë.
Lajmi kryesor:
Lezha në 'black out' për 12 orë, mijëra familje kaluan natën pa energji elektrike në mes të dimrit! (VIDEO)
S.G/A.Q/ReportTv.al