Me pjesëmarrjen e lartë të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe figurave të rëndësishme politike nga mbarë trojet shqiptare Lezha kujtoi këtë të diel Besëlidhjen e Skënderbeu të 2 marsit 1444.
Krah kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu dhe Vjosa Osmanit ishte edhe kryetarja e Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani.
Pas vendosjes së kurorave me lule dhe homazheve pranë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit, në lulishten përballë memorialit u perurua shtatorja e heroit tonë kombëtar.
Duke ju referuar 2-marsit të vitit 1444 Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu thotë se falë amanetit të Gjergj Kastriotit shqiptarët janë sot më të bashkuar se kurrë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se nevojitet një qasje e përbashkët për ta forcuar rolin e shqiptareve në rajon dhe në botë.
"Sot më shumë se pas pesë shekujsh histori na mëson se uniteti i kombëtar nuk është vetëm një koncept i së kaluarës, por edhe një domosdoshmëri për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kudo që ndodhen me lidhjet e tyre të pandashme duhet të vazhdojnë rrugën e bashkëpunimit dhe forcimit të tyre ndërkombëtare", tha Vjosa Osmani.
Aktiviteti në nderim të Besëlidhjes së Lezhës u përshëndet dhe nga përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë 2 marsin 1444 që cilësoi si Besëlidhja e Shqiptarëve e uroi në një postim në Facebook, me mesazhin se vendi bëhet më i fortë, më i sigurt dhe më i begatë, nga kontributi i gjithsecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë.
Komente
