Alfrida Marku dhe Pjerin Ndreu

Kronikë
Top 24

Lezha vijon pa drita, deputeti socialist Ndreu: Në shtator do të kërkoj interpelancë për gjendjen

25 Gusht 2018, 18:58| Përditesimi: 25 Gusht 2018, 19:29

  • Share

Në qytetin e Lezhës, mungesa e energjisë elektrike vijon ende të mbetet problem për banorët.

Problemin e ka bërë publik vetë deputeti socialist Pjerin Ndreu në Facebook, i cili edhe disa javë më parë shprehu të njëjtin shqetësim.

Në statusin e tij, Ndreu e cilësonte tallje dhe njëherësh paaftësi të OSHEE-së gjithçka që po ndodhte dhe me tagrin e deputetit të zonës kërkonte zgjidhje të menjëhershme, në të kundërt paralajmërontë protesta.

Edhe disa javë më pas duket sikur situata nuk është përmirësuar.

Ndreu shkruan se OSHEE po vazhdon me politikën diskriminuese në Lezhë dhe se për zgjedhjen e këtij problemi në shtator do të kërkonte një interpelancë për gjendjen e krijuar.

Pas statusit të deputetit socialist Ndreu, një reagim ka ardhur edhe zv.kryetarja e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku.

Po ashtu me anë të një statusi në Facebook, ajo shkruan Ndreu se po kërkon të imponohet me populizëm pasi e ka marrë vesh që nuk do të kandidohet më as për kryetar bashkie, as për deputet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?