Dëmet e zjarrit në Skuraj
Policia e Kurbinit zbardhi ngjarjen e djeshme, ku nga zjarrvënia aksidentale u shkaktuan dëme materiale. Gjithashtu u mor nën hetim edhe një 43-vjeçar nga fshati Tresh i Lezhës, pasi ndoti ambientin me zjarrin në tokën e tij
I vuri flakën malit me bimësi teksa digjte mbeturinat pranë banesës së saj, merret nën procedim në gjendje të lirë 60-vjeçarja e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin bënë me dije sot (12 korrik) se referuan materialet në Prokurori për A. T., 60 vjeçe, banuese në Skuraj.
“Dyshohet se nga ndezja e mbeturinave pranë banesës së saj është përhapur zjarr, që ka përfshirë pjesërisht një sipërfaqe toke në një faqe mali në zonën e quajtur “Skuraj””, bëri me dije policia.
Nga flakët pati dëme materiale, teksa zjarrfikësit vijuan edhe sot luftën me flakët.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për A. K., 43 vjeç, banues në fshatin Tresh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Lajmi kryesor:
Kurbin/ Ende aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor në Skuraj, procedohet 60-vjeçarja që e shkaktoi! Në terren 50 forca të bashkisë dhe 30 të FA-së (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al