Partia Demokratike mori 4 mandate në Qarkun e Lezhës, edhe pse me një rënie të thellë krahasuar me vitin 2021. Bazuar në këtë ndarje mandatesh, PD-ASHM nxjerr 2 kandidatë nga lista e hapur dhe 2 nga lista e mbyllur, Agron Gjekmarkaj dhe Elda Hoti. Nga lista e hapur dalin 2 kandidatët më të votuar deri më tani, ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 8873 vota dhe Kastriot Piroli me 5632 vota.
Ndërkohë PS, mori 3 mandate, dy deputetë të sigurt Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj dhe kandidatja më e votuar Marjeta Neli me 6745vota.
Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve
Dputetët e PD-ASHM në qarkun e Lezhë
Agron Gjekmarkaj (lista e mbyllur)
Elda Hoti (lista e mbyllur)
Gjin Gjoni me 8873 vota (lista e hapur)
Kastriot Piroli me 5632 vota (lista e hapur)
Deputetët e PS në qarkun e Dibrës
Ulsi Manja (lista e mbyllur)
Ermal Pacaj (lista e mbyllur)
Marjeta Neli me 6745 vota (lista e hapur)
Lajmi kryesor:
Votat e kandidatëve/ Vijon numërimi vetëm në Tiranë! Nga PS më i votuari Gonxhja, Braçe e Ceno Klosi! Në PD, Tabaku shkëputet 2000 vota nga Alimehmeti, ‘digjet’ Meta
SI.E./ReportTv.al