Kronikë

Frikë nga hajdutët, lezhjanët e gdhijnë me armë te koka e krevatit! Gra e burra bëjnë roje: Kjo s'është polici shteti por pushteti! Kemi frikë në shtëpitë tona (VIDEO)

28 Nëntor 2021, 14:04| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 17:50

  • Share

Nikoll Pashuku në Shënkoll të Lezhës në çdo moment, ditën dhe natën mban një armë në dorë. Ti afrohesh shtëpisë së tij është pak frikë. Thotë se hajdutët në zonë po bëjnë kërdinë dhe si të vetmen zgjidhje për tu mbrojtur, ishte arma me leje.

"Kemi mbetur tashmë të presim radhën se kur do të vijnë të na vjedhin. Me leje e kam armën, dhe duhet ta mbajmë te koka e krevatit", thotë ai për Report Tv.

Nikoll Pashuku si dhe bashkshatarë të tij, qendron natën zgjuar. Ata nuk kanë besim te policia, pasi dyshojnë se elementë të saj janë të lidhur me hajdutët.

"Policia ka marrë fund. Se ka polici pushteti dhe jo shteti", thotë Pashuku.

"Është bërë denoncimi dhe policia ka ardhur. Kanë bërë ekspertizën dhe nuk u morën më me këtë punë", shprehet një tjetër banor.

"Të kesh frikë në shtëpinë tëndë, e di ç'do me thënë?", thotë një grua.

Në fshatrat e Njësisë Administrative të Shënkollit në dy muajt e fundit çdo natë është regjistruar një vjedhje. Në një familje, vodhën makinë dhe mallra ushqimore.

"Më kanë ardhur një natë dhe më vodhën makinën, gjeneratorin e dritave, motorin e barit, motosharrën, 150 litra raki, 120 kg mjaltë etj! Çfarë kanë gjetur", thotë kryefamiljari.

Edhe kjo zonjë e shtëpisë, fëmijët e së cilës ndodhen në emigrim, nuk fle natën. Ajo rri zgjuar më të njëjta rrobe që përdor edhe gjatë ditës. Është e frikësuar dhe kërkon ndihmë.

"Nga ora 1 deri në 4 të mëngjesit zgjuar rrimë ccdo natë. Unë për vetë po. Me rroba veshur fle", thotë një banore.  

Referuar të dhënave vetëm gjatë 2 muajve të fundit në fshatrat e Shënkollit kanë ndodhur rreth 50 vjedhje. Pak ditë më parë policia arrestoi babë e bir, ndërsa një person tjetër u shpall në kërkim. Ata dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të Lezhës, përfshire dhe Shënkollin.

Ora 17:49
Tha në Report Tv se fle me armë tek koka e krevatit nga vjedhjet, policia 'zbarkon' në banesën e Nikoll Pashukut në Shënkoll në Lezhë

Policia ka zbarkuar në banesën e Nikoll Pashukut, i cili doli me armë në dorë, në një intervistë për Report Tv, ku denoncoi vjedhjet në zonën e Shënkollit dhe tha se ishte i detyruar që të pajisej me armë me leje për t'u mbrojtur nga grabitësit.

Blutë e Lezhës i kanë kërkuar shpjegime për deklaratat dhe veprimet e tij, duke i kërkuar bashkëpunim dhe që t'i drejtohet zyrave të ankesave në polici për çdo lloj problemi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/11/2021 00:55

    Atij qe thote se i kane vjedhur makinen,gjeneratorin,motosharren,etj,duket se i kane ardhur me kamion te ngarkohen;ku e kane pas gjetur gjithe ate kohe e gjithe ate qetesi sa te vjedhin gjithe ato gjera e ngeshem?!

    Përgjigju
  • Leci: 28/11/2021 22:43

    Sugjeroj që kryetari i bashkisë të bëhet drejtor i policisë!! Vë bast se i pëlqen!!///

    Përgjigju
  • Visi: 28/11/2021 21:25

    Si nikolla te ghithe e dime qe policia e lezhes eshte me e korruptuara dhe bashkepunetor ne krime dhe ne vjedhje. Duket qe nga dera e komisariatit qe ben dy ore me u hape ne shenkolle dhe tale keni mbi 50 shtepi te vjedhura dhe te denoncuara per vjedhje dhe policia vjen ktu dhe tall erion bracen me popullin turp turp turp

    Përgjigju
  • Kastrioti: 28/11/2021 17:34

    po kushe ju vjen more Nikolle Serbet ,Greket ja kjo eshte rraca e SHqiptarit qe vjedhin njeritjetrin ,populle kote vetem Enveri na i bente mire ne

    Përgjigju
  • Altin: 28/11/2021 16:48

    Me ardhjen e drejtorit te ri eshte kriminalizu policia ne lezhe eshte ba keq fare

    Përgjigju
  • Bravo Lezha: 28/11/2021 16:29

    E paske degju berishen qe tha armatosuji , qenke armatos! Bej roje tashi me çifte rri pa gjume, Ej Kujdes se po te ze gjumi, mos flej..

    Përgjigju
    • Katnor: 28/11/2021 17:19

      Pse i ktheni hadhet politike? Shikoni faktet. Ne dy muaj 50 shtepi. Ku eshte policia?

  • LORA: 28/11/2021 15:55

    Te marre fund jeni ju,qe i njihni se mehallalinjte tuaj jane,dhe nuk i denonconi hajdutet ne Policine e Shtetit. Une psh ,dyshoj se genjeni ju,qe qurraviteni pambarim. Policia e Shtetit eshte ne krye te detyres se vet,nese ju beni detyrimin tuaj minimal qytetar dhe patriotik,,,te denonconi,,,,,sepse nuk mund te jeni kurrsesi te gjithe kusare.

    Përgjigju
    • Sefer: 29/11/2021 09:53

      Ta uroj ta provosh policinë kur të kesh hall...atëhere dil me komentu o patriotike

    • Grupi: 28/11/2021 21:18

      Policia e shtetit eshte totalisht jashte funksionit. Drejtora dhe shefa te koruptuar si dhe rekrutime skandaloze. Provo te besh nje kallezim ne polici dhe do ndeshesh qe me rojen injorant tek dera qe te ben ekspertin e ligjit dhe te kthen mbrapsht. Nese kembengul atehere fillon odisea me OPGJ me injorant dhe te koruptuar qe te bejne presion sikur je ti ai qe ke shkelur ligjin dhe jo ai qe do te denoncosh. Ndjehesh keq dhe thua me vete ohu po e le fare. Ti merr sallen operative ne telefon dhe salla ne menyre kriminala i jep nr. tend inspektoreve qe kush e di se kujt horri ja japin. Kush ka guxim me te denoncoje?? Njeh ndonje polic qe betohet para flamurit te jete patriot??? Drehtori i ri ricikloi plehrat e kanabizuara dhe inkriminuara te Saimir Tahirit,prandaj nuk kemi siguri sot. Vetingu ne polici u shkaterua nga keta horra police dhe politikane. Ti thua behu patriot!!!!!!

    • Katnori: 28/11/2021 17:22

      Me falni zonje, Ku jetoni? Se sbesoj në Shqiperi… Si mund ti tregosh policit kur policia eshte pjese ose se mer deponimin tuaj? Mos ma kthe politike kshu ka qene dhe gjate Sales.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?