Policia ka zbarkuar në banesën e Nikoll Pashukut, i cili doli me armë në dorë, në një intervistë për Report Tv, ku denoncoi vjedhjet në zonën e Shënkollit dhe tha se ishte i detyruar që të pajisej me armë me leje për t'u mbrojtur nga grabitësit.
Blutë e Lezhës i kanë kërkuar shpjegime për deklaratat dhe veprimet e tij, duke i kërkuar bashkëpunim dhe që t'i drejtohet zyrave të ankesave në polici për çdo lloj problemi.
Lajmi kryesor:
Frikë nga hajdutët, lezhjanët e gdhijnë me armë te koka e krevatit! Gra e burra bëjnë roje: Kjo s'është polici shteti por pushteti! Kemi frikë në shtëpitë tona (VIDEO)
M.Q./ReportTv.al