Forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, sipas ‘Al Arabiya’, kanë hyrë në qytetin Sirte duke larguar milicët që mbështesin ekzekutivin e Kryeministrit Fayez al-Sarraj.
“Milicët e qeverisë me janë tërhequr nga Sirte dhe ushtria e Khalifa Haftar ka hyrë në Sirte”, - shkruan transmetuesi i lajmeve al-Hadath i grupit Al-Arabiya duke cituar korrespondentin e tij.
"Ushtria Kombëtare Libiane kontrollon bazën e brigadës Saedi në lindje të Sirte," thotë një tjetër ‘cicërimë’ në Twitter e transmetuesit Pan-Arab.
"Ushtria Kombëtare Libiane (LNA) kontrollon pjesën më të madhe të Sirte," thotë faqja ‘Libian Adresa’, shumë afër forcave të Haftarit.
Lajmi kryesor: