Libraria më e madhe lundruese në botë në portin e Vlorës! ‘Logos hope’ udhëton me 5000 tituj librash në 150 vende

2 Shtator 2022, 17:16| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 17:27

  • Share

Me mbi 5000 tituj librash mbërriti në Portin e Vlorës, libraria më e madhe lundruese në botë “Logos Hope”. Anija me një ekuipazh vullnetarësh me 300 persona nga rreth 60 vende të botës është duke zhvilluar një tur lëvizës në Mesdhe, ku pas Vlorës ndalesa e radhës do të jetë në Durrës

Për herë të parë në vendin tonë, qëllimi i ekuipazhit të bibliotekës lëvizëse është ndarja e shpresës, njohurive dhe dijeve me njerëzit në mbarë botën.

“Është një kënaqësi e vërtetë që të jemi në qytetin e bukur të Shqipërisë dhe dje kur kemi hyrë në port ishte një ndjesi e veçantë. Jemi një ekuipazh prej mbi 300 personash nga 60 kombësi të ndryshme  Kjo është një vizitë historike sepse është hera e parë që anija jonë po viziton Shqipërinë. Atë çfarë ne bëjmë mund ta ndajmë me 3 fjalë të thjeshta, ne ndajmë njohurinë, shpresën dhe  ndihmën”, u shpreh Drejtori i Anijes Randy Grebe.

Për kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli, i cili mori pjesë në ceremoninë pritëse ndalesa e Bibliotekës lundruese edhe në Shqipëri është një dritare frymëzimi për të gjithë vizitorët e dashamirësit e librit. Ndërtuar në  vitin 1973 Biblioteka lundruese “Logos Hope” është vizituar nga miliona njerëz ka vizituar mbi 150 vende të botës.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?