Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë iu përgjigj dhe komenteve dhe akuzve të opozitës lidhur me gjendjen jo të mirë të librave falas që iu jepen nxënësve për klasat e 9-vjeçares, të cilat i cilësojnë si të pa përdorshëm.
Rama tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë. Kryeministri nënvizoi se do të ketë ‘sanksione’ për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës të mos marrin më falas.
"Kam ndjekur disa kronika dhe komente për librat që që kalojnë dorë pas dore dhe një rregulli të caktuar, librat që jepen falas ka një cikël 3 vjeçar. Thonë se janë të përdorur. Kjo nuk është çështje parash apo se nuk i përmbahemi dot angazhimit apo nuk i përmbahemi premtimit për librat falas. Kjo është një politik, dhe nga vendet shumë vende të fuqishme që i edukon të rinjtë, tregon se është një pasuri që ndahet dhe më të tjerët, një vlerë që nuk të përket vetëm ty, është një send që i kalon dhe të tjerëve. Ti merr një libër të ri falas, kur të afrimit, prindërit ta dhurojnë një libër, ti duhet ta mirëmbash, librit duhet të jetojë dhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar, ai do të kalojë dhe te të tjerët. Librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren më nga nxënësit e vitit të ardhshëm do duhet t’i blejnë. Normalisht jo nga shumica ,e cila i kalon në gjendje të mirë te klasat e tjera.”, tha Rama
Lajmi kryesor:
Abetarja e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Rama: Sfidë që u realizua në kohë! Ministrja e Arsimit: Fillimi i një faze për forcimin e Gjuhës Shqipe
S.C//ReportTv.al