TIRANË- Nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe në Kosovë, për herë të parë do të mësojnë me një abetare të përbashkët, duke sjellë kështu një risi për brezat e ardhshëm që do të vijnë. Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, në një organizim të mbajtur këtë të diel në Tiranë në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm kanë qenë ministrat e Arsimit të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut, u prezantua Abetarja e unifikuar.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një moment shumë i veçantë i cili, sipas tij, vjen pas një pune intensive dhe të shkëlqyer, mes dy qeverive e cila u realizua në kohë.
Kreu i qeverisë, u shpreh se abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Këtë e pohoi edhe ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e prezantimit. Ministri Jeton Shaqiri tha se qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se sfida e madhe është që të ruajmë dhe të përforcojmë Gjuhën Shqipe. Për ministren Kushi, një abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare, i kalon përmasat e aspektit arsimor, pasi do të ishte një arritje e të gjithë kombit shqiptar.
Marrëveshja për një abetare të përbashkët Shqipëri-Kosovë, u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë, në një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Dakordësia për të patur një abetare të unifikuar u arrit në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që u mbajt në Elbasan më 26 nëntor 2021.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë iu përgjigj dhe komenteve dhe akuzve të opozitës lidhur me gjendjen jo të mirë të librave falas që iu jepen nxënësve për klasat e 9-vjeçares, të cilat i cilësojnë si të pa përdorshëm.
Rama tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat, një politikë që është marrë nga vende shumë herë më të zhvilluara se vendi ynë. Kryeministri nënvizoi se do të ketë ‘sanksione’ për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës të mos marrin më falas.
"Kam ndjekur disa kronika dhe komente për librat që që kalojnë dorë pas dore dhe një rregulli të caktuar, librat që jepen falas ka një cikël 3 vjeçar. Thonë se janë të përdorur. Kjo nuk është çështje parash apo se nuk i përmbahemi dot angazhimit apo nuk i përmbahemi premtimit për librat falas. Kjo është një politik, dhe nga vendet shumë vende të fuqishme që i edukon të rinjtë, tregon se është një pasuri që ndahet dhe më të tjerët, një vlerë që nuk të përket vetëm ty, është një send që i kalon dhe të tjerëve. Ti merr një libër të ri falas, kur të afrimit, prindërit ta dhurojnë një libër, ti duhet ta mirëmbash, librit duhet të jetojë dhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar, ai do të kalojë dhe te të tjerët. Librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren më nga nxënësit e vitit të ardhshëm do duhet t’i blejnë. Normalisht jo nga shumica ,e cila i kalon në gjendje të mirë te klasat e tjera.”, tha Rama
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri Kosovë u shpreh se krijimi i abetares ishte një sfidë e madhe që u realizua në pak kohë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
‘Është një moment i vecantë sepse kjo abetare e unifikuar, një punë mes dy qeverive ishte një sfidë me kohën pasi hapi vendimtar për tu nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura. Ja ku jemi sot me një abetare të unifikuar, një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë dhe një lajm i mirë është se edhe miqtë dhe kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i dy qeverive dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Gjuha Shqipe të mbrohet nga kërcënimet e mëdha. Ka qenë e vështirë rruga e përpjekjeve për të mos u asimiluar dhe zhdukur Gjuha Shqipe e cila vazhdon që të gjallojë në hapësirat që jetojnë shqiptarët, por për të cilën janë dashur sakrifica të jashtëzakonshme. Sot është më vlerë që kjo abetare vjen në 110 vjetorin e pavarësisë si një punë e nisur në vigjiljen e festës sonë kombëtare vitin e kaluar në Elbasan. Programi mes dy qeverive eci shumë shpejt. U ngrit komisioni i përbashkët që ndoqi gjithë procesin. Duhet nga ata që e kanë bërë dhe aprovuar. Kjo është një abetare ndryshe nga e mëparshmja dhe në aspektin e procesit të të mësuarit. Abetarja vjen për herë të parë edhe në versionin digjital që lehtëson punën e mësuesve dhe prindërve.
Ministrja e Arsimit e Kosovës Arbërie Nagavci u shpreh se abetarja e re e përbashkët është një ndër gurët e parë në bashkëpunimin mes dy vendeve teksa njoftoi se në të ardhmen se do të ketë dhe projekte të tjera.
"Është kënaqësi dhe nder i veçantë për mua për promovimin e abetares unike. Shpresojmë që sot të fillojmë mësimin e shkronjave me një abetare te përbashkët. Vogëlushit tanë do të mësojnë gjuhën shqipe me një abetare të përbashkët, do të bëjmë histori. Kemi jo vetëm një abetare të re, po një libër cilësor. Është detyra e jonë e përbashkët për të vazhduar shembullin e mësuesve tanë të shembullt dhe të dashur.
Me një punë të madhe arritëm një proces kaq të rëndësishëm. Ndjehem e lumtur për këtë! Edhe unë besoj që është një ndër gurët e parë që kemi vënën bashkëpunimin e gjatë që do të kemi me Evsin . Kemi shumë ide për vazhduar dhe projekte të tjera të përbashkëtat.”, u shpreh ministrja e arsimit e Kosovës.
Ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë tha se edhe qeveria në Maqedoninë e Veriut ka nisur procedurat që edhe shqiptarët atje të mësojnë më të njëjtën abetare.
‘Do të kemi një abetare të përbashkët. Dita e sotme përbën edhe një ditë historike, ku njerëzimit i kujton nevojën për të bërë për komunitetin. Shqiptarët pikërisht sot promovojnë abetaren e përbashkët dhe vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë e Kosovës e Maqeodnisë së Veriut që ne po bjëmë ndaj popullit e për një arsim më cilësor. Shqipëria dhe Kosova kanë qenë përkrahësit dhe mbështetësit më të mëdhenj për mijëra studentë nga trevat e tjera për tu arsimuar. Abetarja që sot promovohet konfirmon për nevojën e futjes së kësaj abetarje për të gjithë nxënësit shqiptar kudo që janë. Dua të ndaj me ju se kemi filluar procedurat në vendin tonë dhe jam i bindur që edhe në do të përdorim të njëjtën abetare. Një ide që tani kemi hedhur hapa drejt normalizimit është platforma online ku mësuesit do të angazhohen me disa orë në javë për t’u ligjëruar fëmijëve në diasporë gjuhën amtare.’- tha Shaqiri.
Ministrja e Arsimit në vendin tonë Evis Kushi tha se sfida e madhe është që të ruajmë dhe të përforcojmë Gjuhën Shqipe.
‘Na ka bërë më të vëtëdijshme për vlerat e gjuhës Shqipe. Prandaj punuam me shumë dashur e jemi të lumtur që ja dolëm që në Shqipëri dhe në Kosovë të kenë të përbashkët abetaren unike Shqiptare. Ky moment nuk është vetëm finalizimi i një procesi, por fillimi i një faze të re për të forcuar mësimin e Gjuhës Shqipe. Akademitë tona po punojnë për Enciklopedinë e Përbashkët. Sfida jonë është shumë e madhe që të bëjmë përpjekje për ta ruajtur gjuhën shqipe. Ajo që më gëzon sot është se përveçse kemi ministren e Arsimit të Kosovës, kemi edhe ministrin e Arsimit në Maqedoninë e Veriut. Ka shprehur dëshirën që të përfshihet. Një abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare, i kalon përmasat e aspektit arsimor pasi është një arritje e të gjithë kombit shqiptar. Nesër fillojnë punimet e Kongresit të Arsimit, ku do shkëmbejmë mendimet tona që të përballojmë sfidën e kohës.’- tha Kushi.
Qe skeni pik turpi dhe ne zhdo shkrim per ramen komentoni gjoja si njerez te thjesht por ju jeni felliqesire e kombit partiak te qelbur me keq se ne kohen e ati malokut serb karaxhic berishovic
PërgjigjuUne jam per gjuhen letrare te unifikuar,nuk jam per dialekte.Ketu ku jetoj,kam patur nje shoqe kosovare dhe shpesh per shkak te dialekteve nuk i kuptonim shume fjale qe i thoshnim njera-tjetres.Zgjidhjen e gjenim me nje menyre tragji-komike,duke perdorur ekuivalentet ne anglisht.Dialektet duhen ruajtur e folur,por ne shkolle duhet mesuar shqipja e njesuar letrare.Sa per ruajtjen e gjuhes,duhet filluar nga mediat me ndalimin e perdorimit te fjaleve te huaja,si pedonale,indicie,target,etj.
PërgjigjuNë fakt Kosova duhet ta kete në gegërisht keshtu bëhet shtet bazë
PërgjigjuTani shqiperi e kosove do kene mundesine te mesojne gjuhen shqipe me te njejten abetare e keshtu do bejme te mundur ruajtjen e gjuhes shqipe, gjuhes me te bukur ne bote
PërgjigjuKan bere nje pune shume te mire nje liber ndryshe nga vitet tjera
PërgjigjuSa mire uroj sa me shume bashkpunime te tjera me Kosoven
PërgjigjuGjuha me e bukur ne bote alban per te gjithe vellezrit tane tani
PërgjigjuGjuhen shqipe duhet ta ruajme si syte e ballit
PërgjigjuAbetarja e unifikuar esht nje nder gjerat me te bukura qe keni sjell nga bashkepunimi mes vendeve. Tashme gjuha shqipe do mesohet e degjohet e ne diaspor
PërgjigjuTashme jemi mesuar te shikojme vetem gjera peoduktive kur egzistojn marreveshje te tilla
PërgjigjuSa me shume bashjepunime te tjera te kemi. Suksese
PërgjigjuKjo nisme do te sjelle nje forcim te marredhenieve kosove shqiperi
PërgjigjuPo shyqyre te mesoj te falsin tamam se i llaj si meret vesh atyre
PërgjigjuKjo eshte nje ide mjaft e mire dhe duhet te bejme me shume per njeri tjetrin per te ecur perpara
PërgjigjuJemi nje kombe dhe kemi nje gje gjuhe me behet shume qefi per kete hap te ndermar nga dy qeverit tona
PërgjigjuSa me shume bashkpunime te kemi me kosoven aq me mire ky eshte hapi i pare
PërgjigjuGje e cila do te afroj akoma dhe me shume dy popujt tane me njeri tjetrin
PërgjigjuPas realizimit te abetares uroj qe te forcohen akoma e me shume marredheniet me kosoven e pacim sa me shume bashkepunime me to
PërgjigjuKjo eshte ajo qe duan te shohin gjithe shqiptaret Urime
PërgjigjuSa me shpejt 1 shtet kosove shqiperi ju duam shume
PërgjigjuIde mjaft e mire realizimi i kesaj abetareje e suksese femijeve qe nisin klasen e pare
PërgjigjuShqiperia gjithmone krahe kosoves per cdo ceshtje
PërgjigjuGjuha shqipe eshte gjuha me e bukur ne bote!
Përgjigjukosova gjithe historin e saj ka perdorur gjuhen tone dhe kjo ide eshte fantastike dhe funksjonale
Përgjigjunje super ide besoj se do jet shume duhur pasi ne dhe kosova jemi nje dhe bejm shume per njeri tjetrin
PërgjigjuBesi se vogelushet do jen te kenaqur nga kjo abatare e re
PërgjigjuNje abetare qe do ndimoje te rinjte pa fund
PërgjigjuAbetarja e unifikuar do te jete gati diten e neserme te jete ne bangat e te gjithe nxenesve te rinj qe do te hyjne ne klase te pare. I uroj shume suksese
PërgjigjuKy eshte vetem fillimi. Presim sa me shume bashkepunime te tjera per te forcuar gjuhen shqipe
PërgjigjuNje komb nje gjuhe e perbashket ka lezet
PërgjigjuMarrveshja me e mire e viteve te fundit per te gjithe femijet tane qe te edukohen ne menyre te barabarte
PërgjigjuNje arritje e madhe per te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne
PërgjigjuNje lajm shume i mire qe te dy vendet do kene nje abetare te perbashket
Përgjigju