Më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, në një samit me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike.
Në këtë samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Report Tv ka siguruar axhendën.
AXHENDA E PLOTË
28 shkurt
-Ora 19.00- Darka e shtruar nga kryeministri Rama për nder të drejtuesve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit Várhelyi
-Darka për delegacionet zyrtare
29 shkurt
Ora 9.30-9.45- Mirëseardhja nga Kryeministri Rama
Vendi: Pallati i Kongreseve
9.45-10.0- Fjala e hapjes Kryeministri Rama dhe Komisioneri Várhelyi
10.00-10.45- Paneli I: Hyrja në Tregun e Përbashkët
10.50- Foto Familjare
10.45-11.00- Pushim për kafe
11.00-11.45- Paneli II: Plani i rritjes
Ora 11.45-11.50- Konkluzione të dhëna nga Kryeministri Rama
12.00-12.30- Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjes
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirlliu, Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, në prani të kryeministrit Edi Rama dhe komisionerit Olivér Várhelyi.
Vendi: Kati i nëndheshëm i Pallatit të Kongreseve
Ora 12.30-13.15- Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe komisionerit Várhelyi
Lajmi kryesor:
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet nga ministrat Hasani e Spiropali! Shoqërohet nga eskorta me rreth 35 mjete e automjete
B.K/ReportTv.al