Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar konkluzionet mbi mbrojtjen evropiane gjatë samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel.
Takimi, i mbajtur më 6 mars, u përqendrua në forcimin e mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe aftësive për sulme precize, me një plan që parashikon rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 800 miliardë euro.
Samiti u thirr më 27 shkurt si një përgjigje ndaj zhvillimeve të shpejta diplomatike dhe sinjalizimeve nga Uashingtoni se Evropa duhet të marrë një rol më të madh në sigurinë e saj, pas pezullimit të ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën.
Ndërkohë, më 12 mars në Arabinë Saudite do të zhvillohet një takim mes zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga gazetari i Axios, Barak Ravid, i cili citoi burime të informuara sipas të cilave takimi u dakordësua gjatë bisedës mes kreut të zyrës së presidencës ukrainase, Andriy Yermak, dhe këshilltarit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Mike Ëaltz. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi gjithashtu se ekipet e dy vendeve kanë nisur përgatitjet për një takim të tillë, pa dhënë një datë specifike.
Pas samiteve për sigurinë europiane dhe paqen në Ukrainë, në Paris dhe Londër, samiti i BE-së shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet për të forcuar mbrojtjen evropiane.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, prezantoi planin për Riarmatimin e Evropës, me një buxhet të konsiderueshëm për të rritur kapacitetet mbrojtëse të kontinentit.
Ndërkohë, presidenti Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të detyrojnë Kremlinin të ndalojë sulmet ajrore dhe detare ndaj Ukrainës si një hap për ndërtimin e besimit dhe përparimin në negociatat për t’i dhënë fund luftës.
Të gjithë duhet të sigurohen që Rusia, si burimi i vetëm i kësaj lufte, të pranojë se duhet ta përfundojë luftën”, tha Zelensky gjatë samitit të posaçëm të udhëheqësve evropianë në Bruksel më 6 mars, sipas një kopjeje të fjalimit të tij, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.
“Këtë mund ta dëshmojmë me dy forma të heshtjes që lehtë mund të monitorohen, përkatësisht: asnjë sulm ndaj infrastrukturës së energjisë dhe asaj civile – një armëpushim për raketat, bombat dhe dronët me rreze të gjatë veprimi, dhe e dyta është armëpushimi në ujë, që nënkupton asnjë operacion ushtarak në Detin e Zi”.
Liderët e BE-së kanë miratuar konkluzionet e samitit për Ukrainën me 26 vota, pa Hungarinë. Për këtë arsye, nuk ishte e mundur të arrihej unanimiteti për paragrafin mbi mbështetjen ndaj Kievit.
Ndërkohë, konkluzionet mbi mbrojtjen u miratuan nga të 27 vendet anëtare.
Antonio Costa, Volodymyr Zelensky dhe Ursula von der Leyen, 6 mars 2025
Postimi i presidentit Volodymyr Zelensky në rrjetin social "X":
Sot ishte një ditë shumë produktive në Bruksel për Ukrainën dhe për gjithë Evropën në samitin e Këshillit Evropian në nivel liderësh. Pata takime të mira me
@eucopresident dhe @vonderleyen. U takova me @EmmanuelMacron, @Bart_DeËever dhe @_CStocker në kuadër të samitit. Gjithashtu, zhvillova një takim thelbësor me @SecGenNATO. Arritëm të diskutojmë shumë detaje dhe jam mirënjohës për mbështetjen nga të gjithë liderët.
Para liderëve, prezantova vizionin se përparimi i shpejtë drejt paqes është i mundur dhe, së bashku me partnerët tanë, kuptojmë cilat hapa mund ta ndalin luftën, të garantojnë sigurinë dhe të sigurojnë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Po përgatisim propozime konkrete.
Prioriteti i parë mund të jetë vendosja dhe kontrolli i plotë i një armëpushimi në qiell (ndalimi i sulmeve me raketa, dronë me rreze të gjatë dhe bomba mbi infrastrukturën energjetike dhe civile), si dhe një armëpushim në det, që do të thotë ndalimi i të gjitha operacioneve ushtarake në Detin e Zi, duke garantuar lundrim të sigurt dhe paqësor.
Ne i konsiderojmë këto hapa fillestarë si hyrje drejt një zgjidhjeje më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt dhe Ukraina është e gatshme të punojë 24/7 me partnerët tanë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për paqen.
Të hënën e ardhshme kam të planifikuar një vizitë në Arabinë Saudite për një takim me Princin e Kurorës. Pas kësaj, ekipi im do të qëndrojë në Arabinë Saudite për të bashkëpunuar me partnerët tanë amerikanë. Ukraina ka interesin më të madh për paqen.
Siç i kemi thënë @POTUS, Ukraina po punon dhe do të vazhdojë të punojë në mënyrë konstruktive për një paqe të shpejtë dhe të qëndrueshme.
Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë miratuar konkluzionet mbi mbrojtjen evropiane gjatë samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel.
Ndërkohë, së shpejti pritet të fillojë debati mbi Ukrainën. Lajmin e bëjnë të ditur burime nga BE-ja.
Pak ditë më parë, presidentja e KE, Ursula von der Leyen, njoftoi planin për Riarmatimin e Europës, që do të kishte në dispozicion 800 miliardë euro.
Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, 5 mars 2025
"Kam zhvilluar një takim të veçantë me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të mbledhjes së Këshillit Evropian, që u mbajt sot në Bruksel. E falënderova Emmanuelin për qëndrimin e tij të qartë dhe parimor në mbështetje të Ukrainës dhe për nevojën e masave të reja dhe më serioze për të mbrojtur të gjithë Evropën: popujt tanë, institucionet tona dhe stilin tonë evropian të jetesës. Diskutuam për takimin që po përgatitet për më 11 mars, në nivel të përfaqësuesve ushtarakë të vendeve që janë të gatshme të bëjnë përpjekje më të mëdha për të garantuar në mënyrë të besueshme sigurinë në kuadër të përfundimit të kësaj lufte," shkruan në rrjetet sociale presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
"Koordinuam qëndrimet dhe hapat e ardhshëm. Kemi një vizion të përbashkët dhe të qartë: një paqe e vërtetë dhe e qëndrueshme është e mundur përmes bashkëpunimit mes Ukrainës, gjithë Evropës dhe Amerikës. Lufta duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur," shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë
Më 12 mars në Arabinë Saudite do të zhvillohet një takim mes Ukrainës dhe SHBA-së.
Lajmin e ka bërë të ditur në platformën X gazetari i Axios, Barak Ravid, duke cituar dy burime të informuara, sipas të cilave takimi është rënë dakord gjatë bisedës së djeshme midis kreut të zyrës së presidencës ukrainase, Andriy Yermak, dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Mike Ëaltz.
Në fakt, vetë presidenti Volodymyr Zelensky është shprehur në Bruksel këtë të enjte se ekipe të dy vendeve kanë nisur përgatitjet për një takim të tilë, pa dhënë datë.
Komente

Ukraina naziste eshte vetem preteks per lufte, sepse keta jane nje band me kriminela nazist te poshter dhe kane vetem objektiv te na cojne ne luften e trete Boterore qe do te jete dhe fundi i njerzimit...
PërgjigjuJam plotësisht dakord me ty , perëndimorët po e kuptojnë që nuk kanë më peshë në arenën ndërkombëtare dhe po luajnë cdo gur duke rrezikuar luftën e tretë botërore . Ata thonë që është sulm i paprovokuar ai që ka bër Rusia por në të vërtetë këta e kanë provokuar këtë luftë të cilën e kanë planifikuar prej vitesh sepse donin izolimin dhe shkatërrimin e Rusiaë por tani që u shkoj keq nuk dinë ku të futen legenat
Kjo eshte e qarte se Fashistet e perendimit nuk duan paqe por vazhdimin e luftes nuk ju dhimbet rinia Ukrainase qe vriten xhdo dite me qindra por keta flasin vetem per interesin e vet,ne ven qe te organizojne nji samit per izolimin totalisht te Rusise te gjithe ti nderpresin lidhjet dipllomatike keshtu Rusia dote binte ne gjunje por jo te besh trgti me miljarda ,
Përgjigju