Vdekja e Yevgeny Prigozhin "është një humbje serioze për shtetin", edhe pse kohët e fundit udhëheqësi Wagner "nuk kishte parë ose nuk kishte dashur të shihte atë që po ndodh" në Rusi.
Në Telegram, lideri çeçen, Ramzan Kadyrovi e ka cilësuar Prigozhin si një "mik" të vjetër.
"Yevgeny ishte shumë aktiv për moshën e tij, ai ishte një person i rëndësishëm kombëtar. Por kohët e fundit ai nuk e ka parë ose nuk ka dashur të shohë atë që po ndodhte në vend", shkroi Kadyrov.
Ai gjithashtu ka shkruar se Prigozhin kishte një karakter të fortë dhe se bënte të pamundurën për të arritur qëllimin e tij në gjërat që ai donte të bënte.
“I kërkova që të braktiste ambiciet personale për hir të çështjeve me rëndësi të madhe kombëtare. Ai ishte një person me karakterin të hekurt dhe kishte dëshirën për të arritur qëllimet e tij”, shkroi Kadyrov.
Lajmi kryesor:
Rrëzimi i avionit të Prigozhin, ekspertët gjejnë kutinë e zezë, dhe rekuperojnë 10 trupat e pajetë! Lukashenko e paralajmëroi
S.S/ReportTv.al