Lideri i opozitës në Izrael, Yair Lapid, ka kritikuar vendimin e Këshillit të Sigurisë për të pushtuar plotësisht Rripin e Gazës.
Këtë vendim, ai e cilëson një katastrofë që, sipas tij, “do të çojë në shumë katastrofa të tjera”.
Lapid paralajmëron se ky operacion do të rezultojë në vrasjen e pengjeve të mbetura dhe në humbjen e jetës së shumë ushtarëve izraelitë.
Ai thekson se ky plan është në kundërshtim të plotë me qëndrimin e udhëheqjes ushtarake dhe strukturave të sigurisë në vend.
“Ky është një vendim që bie ndesh me opinionin profesional të ushtrisë dhe drejtuesve të saj,” deklaroi ai, duke iu referuar paralajmërimeve të mëhershme të shefit të shtabit të ushtrisë, gjeneralit Eyal Zamir, i cili ishte shprehur kundër një ndërhyrjeje të tillë.
Kreu i opozitës izraelite akuzon Kryeministrin Benjamin Netanyahu se po i nënshtrohet presionit të ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin e sigurisë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich.
Kujtojmë se qeveria aktuale e Netanyahut mbështetet nga figura ultranacionaliste që kanë kërcënuar se do të largohen nga koalicioni nëse arrihet ndonjë marrëveshje me Hamasin.
Lajmi kryesor:
Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos të pushtojë Gazën, Netanyahu: Banorët kohë deri më 7 tetor të evakuohen! Hamasi: Ne do luftojmë
V.GJ /ReportTv.al
