Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin e Vlorës, nis shembja e objekteve që preken nga projekti

4 Prill, 16:05| Përditesimi: 4 Prill, 16:39

  • Share

IMT Vlorë ka nisur prishjen e objekteve në zonën e Skelës që preken nga realizimi i projektit “Lidhja e Rrugës Transballkanike me portin detar”. Ditën e sotme janë prishur dy objekte ndërsa aksioni pritet që të vijojë për disa ditë.

Në janar të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin me interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit. Bëhet fjalë për 50 familje ndaj të cilave pritet që të bëhet shpronësimi i banesave, raporton gazetari i Report tv Armand Xhelili.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 182 020 370.86 lekësh përballohet nga buxheti i shtetit, kurse Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avduli: 04/04/2024 18:35

    Nuk eshte rruga per tek porti, por tek kompleksi i Zamirit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?