Liga e Kombeve/ Shqipëria sot përballë Izraelit, zbulohet formacioni i mundshëm

14 Tetor 2018, 10:30| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 11:38

  • Share

Kombëtarja është gati për ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Izraelit në Beer Sheva. Atmosfera në ekip është pozitive dhe shpresohet për një rezultat të mirë në një duel të rëndësishëm për fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Christian Panucci është optimist dhe thotë se e ka zgjedhur formacionin me të cilin do luajë sonte:

Jam optimist sepse futbollistët kanë punuar mjaft mirë këtë javë. Kjo ndoshta është java më e bukur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Nuk e di nëse Izraeli është i lodhur por gjithçka varet nga ne , jemi ne që duhet t’i vëmë në vështirësi.Formacionin dhe mënyrën e të luajturit e kam zgjedhur e kam në mendje. E kam pasur të qartë formacionin përballë Izraelit mbi të gjitha pasi pashë ndeshjen e tyre ndaj Skocisë. Izraeli bëri një ndeshje fantastike ndaj Skocisë në Haifa dhe dukej si ndeshja që bëri Skocia ndaj nesh. Janë një skuadër me shumë kualitet dhe për ne do të jetë një ndeshje e vështirë.

Christian Panucci, trajner

Ndërsa kapiteni Mërgim Mavraj është i kënaqur edhe me një fitore 1-0 dhe kërkon nga skuadra që të luajë me vetëbesim.

Sa i përket formacionit në portë rikthehet Strakosha dhe më pas mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku. Në mesfushë do luajnë Xhaka, Basha dhe Memushaj.

Bekim Balaj do luajë në majën e sulmit i mbështetur nga Grezda dhe Myrto Uzuni.Izraeli kryeson grupin e parë të Ligës C me 3 pikë po aq sa Shqipëria që mban vendin e fundit. Arbitër i ndeshjes që starton në 20:45 është italiani Paolo Mazzoleni.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 14/10/2018 15:43

    Ja të shohim c do bëjnë sot këta babálet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?