Bashkimi - Partizani dhe Flamurtari - Prishtina janë gjysmëfinalet e edicionit të dytë në Ligën Unike mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketbollin për femra. Gjithçka u konfirmua në javën e nëntë të ndeshjeve, me duelet që ishin të luftuara dhe me pikë.
Në tre përballjet e javës së fundit, aty ku dolën edhe katër skuadrat kundërshtare, Prishtina fitoi në transfertë 65-88 me Penza, duke kaluar më tej si e treta në renditje. Në Pallatin e Sportit në Vlorë, Flamurtari vendas humbi 68-73 me Partizanin, teksa të dyja skuadrat kalojnë më tej në bazë të renditjes.
Bashkimi i Prizrenit fitoi bindshëm 93-68 kundër Tiranës në shtëpi, duke kaluar më tej si e para e grupit edhe pse me pikë të barabarta në renditje. Tanimë gjysmëfinalet e Ligës Unike në basketbollin për femra do zhvillohen në 15 mars dhe finalja e madhe një ditë më vonë po në Vlorë.
Gjysmëfinalet 15 mars:
Bashkimi - Partizani
Flamurtari - Prishtina
Finalja 16 mars
Renditja:
Bashkimi 17 pikë
Flamurtari 17 pikë
Prishtina 16 pikë
Partizani 15 pikë
Tirana 13 pikë
Penza 12 pikë