Balla foli edhe për ligjin e dekriminalizimit ku tha se kemi marrë kohën e duhur për ta konsultuar.
‘Sa i përket ndryshimit që kemi propozuar që ç’bën pengesën që kishin deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit, edhe pse ka qenë verifikuar më parë me Bezhanin dhe Mezinin, duhet të vlerësohet nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë. Unë e kam thënë prej shumë kohësh e mbështes propozimin prej tyre (opozitës) si monument të kujtesës për burgjet e Tepelenës etj.
E para është një punë e rëndësishme që është bërë deri më tani, kemi marrë kohën e duhur dhe të jeni të sigurt që PS-ja do i depozitojë, shpresojmë që nesër të kemi një takim me grupin e punës, por një gjë është e sigurt, do të depozitohen ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit. Në ligjin e Partive Politike, në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike me damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit. Janë propozime që kanë mbështetjen e shumicës së kuvendit të Shqipërisë.
Është keqardhje e madhe që kemi shkelur disa afate kushtetuese, mbani mend sa bërtiste opozita kur kishte vonesa në vakancat e institucioneve dhe sa keqardhje është që opozitës që i takon propozimi për avokatin e popullit nuk ka një kandidaturë të qartë. Duhet ta mbyllim këtë proces se avokati vazhdon të qëndrojë në detyrë, të mos harrojmë se duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Kjo nuk është një qokë politike, duhet të jetë përfaqësues i qytetarëve në këtë detyrë, të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut.' - tha Balla
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’, Balla: Ka vend për negociata por s’mund të bëhen pazar politik! Dialogu i PD-së? Të merren me financimet ruse
G.MO/ReportTv.al