Kreu i Grupit Parlamentar të mazhorancës, Taulant Balla foli në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ku u pyet për zhvillimet e fundit politike, reformën territoriale dhe për propozimet e avokatit të popullit.
Balla u shpreh se për reformën territoriale ka gjithnjë vend për negociata por s’mund të bëhet një Pazar politik. Socialitsti theksoi ndër të tjera se në krahasim me vitin 2015 organizmat dhe bashkitë kanë një transformim epokal.
‘Gjithmonë ka vend për negociata por s’mund të bëhet Pazar politik. Do bëjmë edhe një takim përfundimtar me Alibeajn dhe Cupin për të dialoguar dhe për tu dëgjuar, por unë e kam thënë që opinioni im është ky. Ditët në vijim le ta përmbyllim dhe në fund është detyrë e Komsionit të Posaçëm që të dalë me një qëndrim përfundimtar. Nëse kemi një qëndrim shumë mirë.
Një gjë është e sigurt që sot, organizimi i qeverisjes vendore dhe ndër to bashkitë janë një transformim epokal me ato që kishim deri në 2015.’- tha Balla.
Balla u pyet edhe për një dialog të mundshëm mes dy kampeve të përçara në PD ku nuk preferoi të ndalej. Ai i adresoi Berishës një mesazh të gjatë lidhur me fjalën e Ramës në KiE e cila sipas tij ishte historike dhe lobimit rus në Partinë Demokratike. Sipas tij ekziston një aleancë e partisë demokratike me lindjen e cila ka bërë që kjo e fundit të votojë pro rezolutës së Putinit.
‘Tashi meqë më përmendet emrin e fundit (Berisha), besoj që të githë shqiptarët e kanë mbështetur fjalën e kryeministrit në KiE, që është një moment historik. Pastron baltën e hedhur të Shqiptarëve kudo ku janë, sepse është thënë që shqiptarët gjatë luftës çlirimtare në Kosovë janë përfshirë në trafik organesh. Tani, si ka mundësi që përfaqësuesi i Metës dhe Berishës në 2011. Si ka mundësi që ministria e jashtme që nga viti 2008 s’ka pasur asnjë reagim për këtë. Si ka mundësi për 3 vite me radhë teksa ishim në dijeni të përbaltjes ruse që pritej të vinte s’kishte asnjë reagim. (...) natyshëm që sot, pas lagimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës të zhbëjmë diçka që na ka ardhur nga Putini. PD ende s’ka sqaruar lobimin rus. Si ka mundësi që kjo parti ka votuar rezolutën e Putinit. Por ajo që kryeministri filloi javën e kaluar në Asamblenë e Evropës duhet të merren të gjithë. Na u shqetësua Berisha për fjalën një orë, në fakt duhej më shumë se ata që kanë votuar në 2011 as e kanë ditur fare ç’kanë votuar. Të fillosh të miratosh një dokument që u referohet pasazheve romaneve të filmave fiction... Ne u kujtuam shumë herët për këtë, por kur flisja unë për financimet ruse ju s’më kushtonit rëndësi, por kur dolën këto paratë ruse u zgjuat dhe ju.’- tha Balla.
Kujtojmë se fjalimi i Ramës në KiE ngjalli shumë debate, kryesisht në kampin opozitar. Balla theksoi se në vend që të shihet fjala e Ramës në Asamblenë e Përgjitshme, bën mirë që PD të shpjegojë pse është votuar pro rezolutës së Putinit.
Balla foli edhe për ligjin e dekriminalizimit ku tha se kemi marrë kohën e duhur për ta konsultuar.
‘Sa i përket ndryshimit që kemi propozuar që ç’bën pengesën që kishin deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit, edhe pse ka qenë verifikuar më parë me Bezhanin dhe Mezinin, duhet të vlerësohet nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë. Unë e kam thënë prej shumë kohësh e mbështes propozimin prej tyre (opozitës) si monument të kujtesës për burgjet e Tepelenës etj.
E para është një punë e rëndësishme që është bërë deri më tani, kemi marrë kohën e duhur dhe të jeni të sigurt që PS-ja do i depozitojë, shpresojmë që nesër të kemi një takim me grupin e punës, por një gjë është e sigurt, do të depozitohen ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit. Në ligjin e Partive Politike, në Shqipëri nuk mund të jesh kryetar i një partie politike me damkën e bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit. Janë propozime që kanë mbështetjen e shumicës së kuvendit të Shqipërisë.
Është keqardhje e madhe që kemi shkelur disa afate kushtetuese, mbani mend sa bërtiste opozita kur kishte vonesa në vakancat e institucioneve dhe sa keqardhje është që opozitës që i takon propozimi për avokatin e popullit nuk ka një kandidaturë të qartë. Duhet ta mbyllim këtë proces se avokati vazhdon të qëndrojë në detyrë, të mos harrojmë se duhet të jetë shërbëtor dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Kjo nuk është një qokë politike, duhet të jetë përfaqësues i qytetarëve në këtë detyrë, të ketë eksperiencë të rëndësishme dhe të dukshme në mbrojtje të të drejtave të njeriut.' - tha Balla
Taulant Daçiçi serborus gëzon privelegje me miliona të putinit dhe Vucicit fashist qetnik e këndej ham ham ham kinse….sa i pështirë
PërgjigjuJu te PS mos u beni si kur....,here kështu e here ashtu,populli ju ndigjon dhe ju vëzhgon.
Përgjigju