Ligji për Teatrin do të ribëhet sipas KE/ Kuvendi do të pranojë dekretin e Metës

11 Shtator 2018, 16:21| Përditesimi: 11 Shtator 2018, 16:49

  • Share

Pas letrës që mbërriti në kryeministri nga Bashkimi Evropian, ku ligji për Teatrin Kombëtar siç kualifikohej edhe kritikohej, ky ligj shumë i debatuar do të ribëhet. Por si do të arrihet kjo?

Burime pranë Kuvendit të Shqipërisë i thanë Report TV se komisioni përgjegjës, ai i Veprimtarisë Prodhuese do ta shqyrtojë këtë çështje javën e ardhshme.

Eduard Shalsi do të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit Meta që e kthen ligjin për teatrin për rishqyrtim. Mënyra e vetme për ta rishkruar ligjin është pranimi i dekretit të Metës dhe automatikisht rrëzimin e ligjit të miratuar më 5 korrik.

Pas votimit në komision, dekreti do të jetë gati për tu miratuar në seancën e 20 shtatorit siç është parashikuar.

Pranimi i dekretit zeron ligjin paraprak dhe i kalon të drejtën qeverisë që të risjellë në Kuvend një ligj të ri, në vijim të rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Kjo letër nuk prek në asnjë rast thelbin, duke mos shprehur kundërshti për rrëzimin e godinës ekzistuese dhe ndërtimin e teatrit të ri.

BE-ja shpreh shqetësim vetëm për një prej pikave, atë të pjesëmarrjes në garë të vetëm një kompanie.

Duke marrë në konsideratë qëndrimet që ka mbajtur mazhoranca pas letrës së BE-së, në Kuvend do të vijë një ligj i ri që sërish do të ketë objekt ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar, por do të rindërtohet struktura e ligjit, duke lënë të hapur mundësinë e garimit edhe të kompanive të tjera, veç firmës FUSHA.

 

 

Komento

Komente

  • rroku: 11/09/2018 19:18

    Shikoni se cfare opozite te turpshme kemi, qehet ne BE se do prishet nje godine plere dhe kete e ben se vete nuk eshte e zonja te bej asgje pervec te shkateroi e te vjedhe. Shimo i o plera si u be Tirana nga plere si e late shkelqen. Shikoni sheshin, bulevardin, rruget, stadjumin, operen, pazarin e ri, liqenin, amfiteatrin, kendet e lodrave per femije etj etj qe nuk numerohen. Po Luli cfar beri, a po BERI TRAMPIN......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?