Sali Berisha replikoi me ministrin Taulant Balla në seancën e sotme në parlament teksa po flisnin për votën e Diasporës. Berisha akuzoi maazhorancën se nuk regjistron për të votuar ata që nuk kanë një pasaportë shqiptare, duke thënë se shtetësinë shqiptare atyre ua njeh Kushtetuta dhe ua mohon PS-ja.
'Në vitin 2008 kur është bërë Kodi, nuk ka patur vendim të GJK, asnjë ligj në kodin zgjedhor, që i njihte të drejtën shqiptarëve jashtë për të votuar në vendet ku jetojnë. Mos të bëjmë spekulime banale. Kur solla ligjin për votën e diasporës, në 2013 Rama më kërcënoi se nuk do merrte pjesë në zgjedhje nëse votonim ligjin. Më në fund vendimi i Gjykatës Kushtetuese imponoi dhe palët vendosën ta votojnë.
Nuk ka gjë më absurde se të vësh në dyshim shtetësinë shqiptare një shqiptari pasi sipas jush nuk disponon një pasaportë shqiptar. Shtetësia garantohet me kushtetutë dhe nuk mund të hiqet. Urdhëroni, nëse s’keni frikë nga vota e shqiptarëve. BE ka letër njoftim të përbashkët dhe njeh letërnjoftimin kurse Shqipëria nuk njeh letërnjoftimin. Kërkoj që secili të pyetet të japë përgjigje. Të thotë Ervin Hoxha është shkarkuar apo jo, të thotë Ulusiu ka kërkuar Louis Vuitton përveç parave.'
Lajmi kryesor:
Kuvend, debat për votën e diasporës/ Berisha: E solla në 2013 por Rama më kërcënoi keq! Replikon PS: Jemi dakordësuar për ndryshimet në kod, doni t'a vrisni këtë proces
G.K/r.k./ReportTv.al