FUSHË-ARRËZ- Izmir Duraku, shefi i Komisariatit të Fushë Arrëzit është lënë i lirë, pas ndalimit mbrëmjen e djeshme nga denoncimi i një 27-vjeçareje se e ka përdhunuar në prill të vitit 2015.
Prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme që e shpallin fajtor Izmir Durakun. Ai është lënë i lirë nga policia dhe është larguar nga ambientet e paraburgimit, edhe pse mbi të mbrëmjen e djeshme rëndonte akuza e rëndë “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura".
Mbrëmë nuk ka pasur masë për Durakun, por thjesht ndalim dhe ai ka qëndruar në paraburgim. Pritej të dilte para gjykatës, por Oficeri i Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Shkodrës nuk e kanë dërguar dosjen fare në Gjykatë me arsyen se nuk ka prova. Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka prova për fajësimin e tij. Çështja është mjaftuar vetëm me përjashtimin nga policia që bëri Ardi Veliu sot si edhe dënimin e veprimit nga ana e tij.
Mbrëmjen e djeshme, 27-vjeçarja denoncoi përdhunimin e 5 viteve më parë nga Izmir Duraku. Denoncimin vajza e ka bërë në praninë e psikologut, duke sjellë që Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe i Ankesave (SHÇBA) të bëjë ndalimin e policit Izmir Duraku, ndaj të cilit thuhet se ka prova të forta kundër tij.
Në 2015-ën ajo kishte shkuar në komisariatin e Fushë Arrëzit për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por aty Shefi i Komisariatit Fushë Arrëz, Izmir Duraku e ka përdhunuar në ambientet e Komisariatit.
Izmir Duraku është në radhët e policisë prej vitit 2000, ndërsa një vit e gjysmë më parë u dërgua nga specialist krimesh në Shkodër në shef komisariati në Fushë Arrëz. Vajza është marrë në mbrojtje nga një organizatë jo fitimprurëse duke u strehuar në një qendër sociale.
Kujtojmë se Izmir Duraku u akuzua edhe tre vite më parë nga mbesa e shkrimtarit Martin Camaj, Vera Camaj, e cila denoncoi në media se shkoi të kërkonte ndihmë në Komisariatin e Policisë së Fushë-Arrëzit, pasi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj, por ai i kishte kërkuar favore seksuale për t'i dhënë urdhrin e mbrojtjes.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Shkodër ku inspektoi doganën e Hotit ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit me akuzën e përdhunimit duke e cilësuar sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.
Nuk i njoh as njerin as tjetren.si fenomen eshte i rende.vendimi per perjashtim nga policia duhet te qendroje.mjafton fakti qe ish polici eshte pergojuar ,dhe jo njehere.por ligjerisht pa prova nuk mund ti behet asnje gje.vajzat te paraqesin provat.ka kaq vite qe vete vajzat i kane zhdukur provat.kane vazhduar prostitucionin,thene me shqip,kurvellekun. Ne keto kushte kushdo do te mendonte se ne kete mes ka interesa te tjera. Vajza nuk shkoi ne prokurori dhe gjukate por te arbana osmani,qe vete nderron hamshoret edhe me femije.a nuk eshte perdorimi i ekranit tv nje lloj prostitucioni?te paguaj,me jep sherbimin.pra fenomeni i abuzimit me minorenet duhet te perfshije edhe te tille emisione.tjeter pune diskutimi,demaskimi i fenomenit dhe tjeter pune nxjerrja ne ekran.per arbanat keshtu behen te lumtur minorenet.por per mua eshte ridhunim i minorenes.
PërgjigjuDrejtesia shikon provat. Do ishte mire me ligji te forcohej me shume ne lidhje me dhune seksuale.
PërgjigjuOre ju raft pika kush e ka lene te lire kete derr. Prisni kur te perdhunoj prap. Po mos tju bjeri vajzes /motres tuaj pastaj rradha. Vajza DENONCONI!!! Eshte shume e rendesishem ti denonconi derrat qe ju perdhunojne sidomos kur ngjarja sapo ka ndodhur qe mund te merren dhe prova se pastaj eshte shume e veshtire te denohen. Bravo vajza per kurajon
PërgjigjuDo zoti tjua ktheje te femijet tuaj kushdo qe nuk mban drejtesi
PërgjigjuDo sdo ne kete vend behesh kriminel me zor.... Per mendimin tim tani njerezit duhet te fillojne ta marrin ne dore vete ligjin sepse gjykatat deshtuan... Nuk ka denim prej zotit nqs mbron familjen, per denimet e njerezve nuk ma ndjen fare....
PërgjigjuAta qe e kane lene te lire jane me pedogil se ai,...si s’ju vjen turp, po te ish vajza juaj. Nuk meritoni te jeni prokuror
PërgjigjuSkandal
Përgjigju