Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së parë, 'arrest me burg' për ish-drejtorin e Kadastrës në Vlorë Klodian Troci.
Në gjykatën e Apelit në Vlorë, bashkë me Trocin, mbërritën edhe Bardhyl Gjikaj dhe Spiro Duni. Të tre këta shtetas, në ndryshim nga një ditë më parë, kanë zgjedhur mos të prezantohen në gjykatën e Apelit. Punonjësit e paraburgimit kanë paraqitur një kërkesë të këtyre tre shtetasve të cilët nuk uprezantuan në sallën e gjyqit, por ja lanë mbrojtjen e tyre avokatëve mbrojtes.
Troci u arrestua pasi akuzohet si pjesë e grupit të falsifikimit të dokumenteve të pronave në Himarë dhe Dhërmi dhe njëkohësisht dyshohet si një ndër organizatorët kryesor të grabitjes së dosjeve të qarkut e inskenuar nga ky grup pak dimë më parë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh.
Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh, ku janë përfshirë Klodian Troci, drejtori i administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino dhe 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës. Personat kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.