Lilaj: Maskat duhet të bëhen të detyrueshme, qytetarët nuk respektojnë distancën fizike

16 Qershor 2020, 22:17| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 22:22

  • Share

Koordinatori i Reanimacionit për covid, Krenar Lilaj tha në Shqipëri mbajtja e maskave duhet të bëhet e detyrueshme, pasi njerëzit nuk e kuptojnë dot rëndësinë e distancimit fizik. Lilaj i ftuar në "Repolitix" tha se në kushtet ku njerëzit rrinë ngjitur dhe kanë kontakt fizik, atëherë maskat janë e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga virusi.

'Mbajtja e maskës është detyrim dhe nuk shoh distancim mes njerëzve. madje ka kontakte fizike mes tyre. Në kushtet tona maskat duhen mbajtur absolutisht. Nëse njerëzi kanë një nivel të tillë edukate që nuk ruajnë dot distancat detyrimisht duhet mbajtur maska", tha Lilaj.

Në lidhje me vëzhgimin e bërë nga Report Tv se në ambientet e QSUT-së, një nga vatrat më të madha të virusit në vendin tonë, ka grumbuj qytetarësh nuk ruajnë distancimin social dhe nuk mbajnë maskat, Lilaj tha se video tregon ambientet e jashtme, por në ambientet e brendshme ka respektim maksimal të rregullave. Lilaj tha se mbajtja e maskave për personelin mjekësor është e detyrueshme dhe se respektohet.

" Në kushtet e spitali i kemi të detyrueshme që i gjithë personeli të mbajë maska dhe madje edhe pacientët. Kjo respektohet çdo ditë. Videot  e marra janë filmime të jashtme nuk kanë lidhe me punën brenda. Masat dhe kontrollet në ambientet e brendshme,dezinfektimi periodik janë kusht", tha Lilaj.


Lajmi kryesor:

Koordinatori i Reanimacionit, Lilaj: Maskat të jenë të detyrueshme për qytetarët! Situata në QSUT jo e mirë, e papranueshme që një mjek të infektohet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?