Politikë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat të fortë! Si gruaja e kryeministrit, sfiduese të ruaja identitetin! Momenti që jam ndjerë më e ‘fuqishme’ se ai

17 Maj, 13:22| Përditesimi: 17 Maj, 18:04

  • Share

Studiuesja dhe avokatja e të Drejtave të Njeriut, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Përballë Cecilia Attias, themeluese e Fondacionit Cecilia Attias për Gratë dhe ish Zonja e parë e Francës, Linda Rama foli për gjithçka, nga të qenit gruaja e kryeministrit të vendit, integrimi i vendit në BE, deri te rizgjedhja e Ramës në krye të vendit.

Ajo tha se ka qenë një sfidë që të ruante identitetin e saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.

 “Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e  vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm.”, u shpreh Linda Rama.

Linda Rama u ndal edhe te një moment që sipas të cilës e ka bërë të ndihet më me “fuqi” sesa pozita e bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se vitin e kaluar përfaqësues të opozitës kishin kërkuar institucioneve evropiane që të mos e pranonin në projektet e tyre. Sipas saj, kjo tregoi se profesionalizmi dhe pavarësia të bëjnë më të fuqishëm sesa politika.

“Përgjatë viteve mendoj se kam bërë atë çfarë synoja të bëja e ku besoja. Pashë që niveli i besimit është rritur dhe në fakt Edi tha që u ndje mirë kur zgjodhët Shqipërinë në raport me Francën në Evropë por kam pasur edhe unë moment që kam ndjerë fuqizim. Vitin e kaluar kur të gjithë anëtarë të opozitës në parlament u mblodhën bashkë dhe iu kërkuan institucioneve ndërkombëtare për të mos pranuar në asnjë projekt të tyrin dhe thashë duan të nxjerrin Edin nga detyra, pse mua? Ishte diçka shumë e mirë të shihje që kisha një profil që ishte si të thuash më me fuqi sesa e kryeministrit. Mendoj se profesionizmi, pavarësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë për të thënë gjithçka që mendon në mënyrë të thjeshtë dhe për më tepë të qenit me njerëz gjatë gjithë kohës e konkurron politikën. Këto profile janë të fuqishme. Ndaj njerëzit janë kaq të fortë se në jetët e tyre normale janë profesionistë.”, u shpreh Linda Rama.

U ndal gjithashtu edhe te fitorja e katërt e Ramës, teksa u shpreh se shqiptarët i besuan një mandat të fortë. Linda u shpreh se u ndje e prekur dhe e mallëngjyer nga fakti se ndjeu një lidhje mes prindërve të tyre, dhe asaj çfarë ëndërruan në vitin '91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. 

"Jam entuziaste dhe e preku dhe e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në '91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa."

Mes të tjerash ajo shtoi se Shqipëria meriton që jetë në BE, dhe se ndihet e lumtur që është rritur niveli i besimit ndaj vendit. 

Ora 18:00
Linda Rama: Makinës i jap vetë, s’kam dado për fëmijën dhe gatuaj vetë! E vështirë të tejkaloja skepticizmin e njerëzve

1747497819_037.webp

Thjeshtësia, thotë Linda Rama, mbeti stili i jetesës, edhe pasi bashkëshorti Edi Rama u zgjodh në krye te qeverisë shqiptare. Në intervistën e dhënë gjatë Forumit Ndërkombëtar Future Investment Initiative, ajo është shprehur se është kujdesur gjithnjë vetë për fëmijët dhe nuk ka punuar dado.

Po ashtu, sikurse tregon, makinën e ka drejtuar vetë, duke mos pranuar shofer personal.

“Por, njerëzit ishin skeptikë dhe nuk e besonin”, vijon ajo.Të jesh pranë Edit këto 12 vjet, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar nga ana ime, në një moment historik dhe mjaft të rëndësishëm për vendin tim, Shqipërinë. Në fakt, sa i takon profilit e gjithë jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit dhe kam qenë si rrjedhojë shumë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe kam qenë një avokate e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.  Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që ishte aktiviste për të drejtat e njeriut dhe politikat publike në të njëjtën çati me personin, të cilit i ishte besuar drejtimi i politikave publike dhe ndryshimit të jetës së njerëzve dhe ishte sfidë për të dy ne. Kuptova pastaj qysh në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që menjëherë pas kësaj njerëzit të shohin vetëm si bashkëshorten e kryeministrit. Në fillim mendova që thjeshtë do t’i shtoja një dimension tjetër profilit tim profesional, por e kuptova më pas që më duhej të ruaja identitetin tim profesional dhe personal. Ishte shumë sfiduese. Së pari, ishte shumë e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. I thosha gjithkujt që unë do vazhdoj të jem i njëjti person si më parë dhe do të punoj në të njëjtën fushë si më parë, por ishte shumë e vështirë për ta, që ta besonin. Në fakt, unë i jepja vetë makinës, nuk kam një dado për fëmijën tim, unë gatuaj vetë dhe në fakt për njerëzit ishte shumë e vështirë, nuk e lidhnin dot këtë lloj narrative me bashkëshortin e dikujt kaq të rëndësishëm”.-tha Rama. 

Ora 13:52
'Shqiptarët i besuan Edit një mandat të fortë', Linda Rama: Jam e prekur! Ndjeva sikur po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam për 'Shqipërinë si Evropa'

 

Në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, Linda Rama foli edhe për fitoren e bashkëshortit të saj Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit. Ajo tha se shqiptarët i dhanë Edit një mandat të fortë, teksa e cilësoi si një përgjegjësi të madhe për të realizuar atë që ka premtuar, integrimin e vendit në BE. 

Theksoi gjithashtu se ndihet e prekur dhe e mallëngjyer edhe për faktin pasi ndjeu se po lidhet filli mes prindërve të tyre dhe asaj që kanë ëndërruar për ta bërë vendin si gjithë Evropa. 

"Jam entuziaste dhe e preku dhe e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në '91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme për qytetarët dhe duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët sepse besojnë të ëndërrojnë shumë në Evropë, i besuan Edit një mandat të fortë. Përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej peshën mbi shpatula për të mos zhgënjyer askënd nga ata që ka dhënë këtë mbështetje dhe lejuar të rinjtë që të çelin një shteg krejt të ri, misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.", u shpreh Linda. 

E pyetur për tre gjëra që do të thoshte për vendin, ajo përmendi diversitetin. Së pari diversitetin e natyrës, ku sipas saj gjen gjithçka në Shqipëri, dhe diversitetin kulturor. Më pas përmendi dinamizmin si popull dhe devocionin. 

“Gjëja e parë është diversiteti në tri nivele, i natyrës këtu mund të gjesh Karaibe, Toskanën dhe Alpet e Zvicrës. Në këtë vend të vogël gjen botën. Larmia dhe diversiteti kulturor, në këtë territor ka më shumë se 3 mijë kostume tradicionale dhe shumica prej tyre janë unike në botë. Tre besime fetare që bashkëjetojnë në harmoni. E dyta, është dinamizmi, jemi komb mjaft energjik e dinamik. Dhe tronditjet nuk na trondisin. Ndodhi në ‘97, paksa në 2008, më pas me tërmetin, me pandeminë dhe ishim mjaft vital. E treta është një tjetër D, devocion, jemi të përkushtuar ndaj familjeve tona, të devotshëm kundër vendit dhe ndaj Evropës e ndaj botës. Këto tre D na bëjnë ne 3D. “, u shpreh Linda Rama. 

Ora 13:40
'Shqipëria duhet të jetë në BE', Linda Rama: Gjithçka që po ndodh sot, po lë gjurmë në brezat e rinj

 

Avokatja për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama u ndal edhe te integrimi evropian i vendit. Duke u kthyer pas në kohën e komunizmit, ajo tha se brezi i tyre arriti që të fitonte kohën që humbën prindërit dhe të shkonin drejt një sistemi tjetër me shumë mundësi. 

Rama tha se përveç ekonomisë, nga komunizmi mbeti edhe një traumë për të cilën thotë se nuk u bë shumë. Sipas saj, këtë gjë nuk duhet ta lejojnë të ndodhë me brezat e rinj, pasi çdo gjë që po ndodh në botë, po lë gjurmë te ta.  Duke komentuar fjalën e presidentit francez Emmanuel Macron, Linda tha se Shqipëria duhet të jetë në BE, dhe se ndihet e lumtur që është rritur niveli i besimit ndaj vendit. 

"Në 35 vjet jemi ne brezat e rinj të asaj kohe që ishim në gjendje të fitonim kohën e humbur nga prindërit tanë dhe të prindërve të tyre, për shkak të mundësive që patëm për të dalë nga komunizmi dhe shkuar në një sistem tjetër me mundësi. Jam e lumtur që Macron bie dakord të zgjerimit të BE shëe që ai është mbështetës i anëtarësimit. E drejtë se Shqipëria duhet të jetë në Evropë, ia kemi dalë të krijojmë këtë nivel besimi. Ka qenë brezi ynë që e ka bërë këtë gjë. Por nuk ishte vetëm ekonomia që na shqetësonte por edhe trauma e vjetër e imponuar nga komunizmi. Në këtë drejtim ndoshta nuk patëm fokus për të bërë shumë dhe kjo shërben për botën se gjithçka që ndodh sot, po lë gjurmë për brezat e rinj. Sapo brezi ynë të përfundojë rrugëtimin drejt BE, duhet që fëmijët të shfrytëzojnë mundësitë për të ecur më tej në një botë globale.", u shpreh Rama. 

Sipas saj, ambasadorët më të mirë të vendit janë pikërisht shqiptarët që kanë arritur sukses nëpër botë. 

"Nëse kemi qenë në gjendje të ecim kaq shpejt në këtë rrugë zhvillimi. Ambasadorët më të mirë të Shqipërisë janë shqiptarët që ia kanë dalë me sukses në çdo fushë në botë. Ne jemi të lumtur që ata të kthehen, por kanë bërë maksimumin kudo që gjenden. Duam që edhe të huajt të vijnë këtu, u ndjeva e lumtur kur dëgjova Edin që tha me humor që edhe francezët duan të rrijnë e të punojnë. Ky është realiteti dhe të tjerë nga vende të tjera po e gjejnë Shqipërinë gjimmonë e më shumë tërheqëse.", tha ajo.

Më tej, Linda Rama përmendi si 'problem' faktin se brezi i tyre s'e ka aftësinë për t'i njohur të rinjtë për mënyrën si janë. 

"Mendoj se ende nuk jemi të aftë ta njohim rininë në mënyrën se si është, është problemi ynë. Nëse sheh mediat, skenat publike janë përplot njerëz të moshës së mesme apo më të madhe por jo shumë të rinj. Sepse mendojmë që i njohim por në fakt nuk i njohim, ata kanë një fuqi që ne s’e kemi, vjen për shkak të kohës që jetojnë dhe investimeve të jashtëzakonshme që prindërit dhe shoqëria kanë bërë të ecin përpara për arsimimin dhe mësuar në një botë që është e hapur për ta.", u shpreh Linda Rama. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?