Foto ilustruese

Lionel Messi fitoi Topin e Artë, si votoi Shqipëria në eventin e rëndësishëm

31 Tetor 2023, 09:35| Përditesimi: 31 Tetor 2023, 09:40

  • Share

Lionel Messi për herë të tetë fitoi trofeun e Topit të Artë, duke u bërë i pari në histori që shkon në këtë kuotë për trofeun individual. Kampioni i botës në fuqi me Argjentinën, la pas Haaland dhe Mbappe.

Në ceremoninë e organizuar nga France Football në Paris, çmimet u caktuan në bazë të votave të gazetarëve. Shqipëria përfaqësohej nga Besnik Dizdari, që ka votuar për Messin në vendin e parë për Topin e Artë dhe Ederson, si portieri më i mirë, paçka se këtë trofe e fitoi Emiliano Martinez.

Vitet kur Lionel Messi ka fituar Topin e Artë: 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Votat e Shqipërisë:

Topi i Artë

1. Lionel Messi

2. Erling Haaland

3. Kilian Mbappe

4. Julian Alvarez

5. Rodri

Trofeu “Lev Jashin”, për portierin më të mirë:

1. Ederson

2. Emiliano Martinez

3. Mark-Andre Ter Stegen

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?