Daniel Alves, ish-kapiteni i Brazilit dhe ish-lojtari i klubeve më të njohura në Evropë ka lënë qelitë e burgut në Barcelonë. Gjykata në Spanjë ka pranuar garancinë prej 1 milionë eurosh dhe 40-vjeçari do jetë i lirë me kusht.
Gjykata e Barcelonës dënoi Daniel Alvesin me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate në Barcelonë, ngjarje kjo e ndodhur mes 30 dhe 31 dhjetorit të vitit 2022.
Prej 8 janarit të 2023 ai është në burg, teksa liria e tij është kontenstuar nga shumë persona publik, mes tyre edhe presidenti i Brazilit. Me një karrierë të gjatë, Alves sipas Marca ka në llogari afro 45 milionë euro pasuri dhe një shumë e tillë për të duket e papërfillshme.
Në Spanjë pritet t'i konfiskojnë pasaportat ish-mbrojtësit, teksa ai duhet të paraqitet tre herë në javë në Gjykatë dhe duhet të qëndrojë të paktën 1 kilometër larg nga vajza që pësoi dhunën seksuale.
Duket se Alves ia ka dalë që të blejë lirinë me miliona, ndërkohë që revolta për këtë lloj (pa)drejtësie ka qenë e madhe.