Dani Alves del nga burgu

VIDEO/ Dani Alves lë qelinë e burgut në Barcelonë, protesta për vendimin

25 Mars, 16:48| Përditesimi: 25 Mars, 16:55

  • Share

Dani Alves është në liri me kusht. Ish-futbollisti brazilian u dënua me 4.5 vite burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje më 30 dhjetorin e 2022, teksa pasditen e kësaj të hënë ka lënë qelinë e burgut.

Prej 8 janarit 2023 ai ndodhej në qeli, ndërsa është liruar me kusht pasi pagoi 1 milionë euro garanci. I shoqëruar nga avokatja e tij, Alves shihet teksa del nga burgu dhe jashtë ambienteve ka protesta për vendimin për ta lënë të lirë paçka se u shpall fajtor.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?