Politikë

Lirimi i hapësirave publike, Ardit Bido: Ishin zaptuar, dëmtohet turizmi! Beleri i dënuar për vjedhje votash, s’mund të komentojë zgjedhjet

8 Korrik, 19:22| Përditesimi: 8 Korrik, 20:39

  • Share

Deputeti i PS në Vlorë, Ardit Bido, ka komentuar aksionin për lirimin e hapësirave publike në vend. I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai tha se hapësirat publike nuk duhet që të zaptohen nga bizneset, pasi janë për të gjithë qytetarët.

Bido theksoi se me aksionin që ka nisur do të bëhet i mundur lirimi i tyre.

‘Ky është një vendim i marr për këtë sezon veror. Duhet që Vlora, Saranda dhe Himara të shkojnë drejt një turizmi më elitar dhe duhej një ndërhyrje që të bëhet e qarë se hapësirat publike janë për të gjithë. Nuk është prishur gjë janë hequr zaptimet në territore publike. Ajo që ndodh në çdo nisje të sezonit është se hapen biznese të reja dhe zgjerohen ato biznese që janë ekzistuese dhe është momenti që të veprohet në këtë drejtim.

Kur nuk është hapur sezoni nuk ka shezlongë në plazh dhe nuk kishte se si të bëhej ky aksion pa nisur sezoni. Ato përhapen dhe mbinë si kërpudha kur ka nisur sezoni turistike dhe kulmin e ka në korrik dhe në gusht. Ne kemi një aksion që vjen si rezultat i një plani të mirëmenduar për të liruar të gjitha hapësirat publike’, tha ai.

Ai ngriti shqetësimin për zaptimin e plazheve publike në Sarandë, të cilat sipas tij me aksionet e ndërmarra do të lirohen. Bido tha se zaptimi i hapësirave publike dëmton edhe turizmin në vend.

‘Saranda ka qenë një ndër perlat e mesdheut dhe sot nga pikëpamja urbane lë për të dëshiruar, ky shkatërrim duhet zgjidhur dhe jo të themi duhet që të shkatërrohet më tej. Ka nevojë që të ketë një plazh publik, i njëjti fenomen sa i përket shëtitores në Sarandë që ishte mbushur me kioska dhe nga ana tjetër edhe për shkak të mosveprimit të autoriteteve kështu që kjo lloj shkundje është në të mirë të banorëve të këtyre zonave. 

Plazhet publike në Ksamil nuk ka pasur plazhe publike dhe as në zonën e Sarandës dhe kanë qenë një ndër ankesat kryesore të qytetarëve dhe besimi i tyre që u kthye në votë duhet që të kthehej në një aksion konkret. Në të gjithë vijën bregdetare ka hapësira ku nuk ecën dot, nuk ecën dot në trotuar dhe del në rrugë dhe kjo dëmton turizmin dhe kur turisti sheh një situatë të tillë ti nuk e di nëse ai do të vijë edhe vitin tjetër. Por kjo nuk është se është nismë që dëmton biznesin’, tha ai.

I pyetur nëse pas dorëheqjeve të drejtorëve në Bashkinë Vlorë, mund të ishte prekur edhe kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha, ai tha jo.

‘Jo. Kryebashkiaku i Vlorës është vet në krye të këtij procesi që të lirohen hapësirat publike. Vlora, Saranda dhe Himara janë e ardhmja turistike e vendit’, tha ai.

Një koment e pati edhe për hapjen e konsullatës greke në Korçë.

‘Hapja e konsullatave është një proces normal i marrëveshje diplomatike, pastaj komentet që bëhen nga individë të caktuar nuk kanë rëndësi. Dje më shqetësoi fakti se një i dënuar për vjedhje votash si Beleri komentoi standardin e zgjedhjeve në Shqipëri’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?