Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për Report Tv se është rënë dakord me bizneset që kanë zënë hapësirat publike që të largojnë vazot e luleve dhe fasadat që pengojnë lëvizjen e lirshme të qytetarëve.
Ai tha se është lënë afat që nga 1 shtatori të largohen nga vet bizneset edhe tendat që ata kanë vendosur në bizneset e tyre.
‘Nuk është protestë është një bashkëbisedim që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët sa të mbarojë sezoni veror. Janë marrë disa masa që të hiqen fasdat, pemët dhe vazot me lule dhe për t’iu rikthyer projektit si ka qenë në zanafillën e vet. Vit pas viti edhe është abuzuar pak duke shkaktuar një dëm tek komuniteti. Rrugët kryesore duhet që të jenë të liruara dhe njerëzit të kalojnë lirshëm, për tendat anësore në lokale, ne do ti tolerojmë deri në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori kanë rënë dakord që ti çmontojnë vet’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Pronarët e lokaleve në Lungomare kundër aksionit për lirimin e hapësirave publike: Dëmtohet turizmi
S.B/ReportTv.al
