Deputetët e zgjedhur të PS për qarkun e Vlorës

Politikë

Lirimi i hapësirave publike në Vlorë, kryeministri Rama: Skuadra e 11 majit në terren për të dëgjuar qytetarët, në respekt të 9 mandateve historike

9 Korrik, 21:45| Përditesimi: 9 Korrik, 22:22

  • Share

Deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Vlorës, do të jenë aktivë në terren për të identifikuar problematikat që lidhen me hapësirat publike në këtë qytet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mandatet e marra janë një borxh i madh ndaj qytetarëve që duhet shlyer me punë konkrete.

'Skuadra e 11 majit për Vlorën është dhe do të vazhdojë të jetë në terren, për të bërë inventarin e problematikave me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet, duke dëgjuar qytetarët nga qendra në periferi, në respekt të plotë të 9 mandateve historike që na dhanë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm', shkruan ai. 

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?