Vlorë-Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.
Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme. Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet.
Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin rregullat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë për një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshme për të gjithë.
Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit.
Komente

Prishni ndertimet pa leje , shtesa te kateve te para te pallateve qe kane bllokuar aksesimin e hyrje daljeve si dhe shtroni rruget midis pallatevr ne zemer te qytetit qe kane 35 vjet te prishura dhe qe permbyteb nga pusetat e ujrave te zeza!!
PërgjigjuGjithë Vlora është për tu pastruar nga zabtimi i tortuareve ,midis pallateve e kanë kthyer në parkim privat , këta që shesin fruta kanë zënë gjithë rugët ,tek Kapelja nuk kalon dot ,çadra, byrek bare pijanecë,hashashxhinjë , tek rruga e ish shtëpia e Oficerëve bari kur kthehesh tek Gjendja Civile ka nxjerr tavolinat përjashta dhe çuna të rinj çojnë këmbët mbi tavolina dhe njerëzik kalojnë në rjesht , plus kanë zënë vendin e parkimit e kanë bërë privat dhe nuk e ruajnë fare as për Polici as për Bashki . Kjo është Vlora heroike
PërgjigjuAman ore ate rrugen e byrekve te tregu me ato lokalet qe e kane zene gjithe ate rrugen se nuk kalojme dot nga te dehurit
PërgjigjuLeri fshatrat o bashki e tiranes dhe vecarisht njesia 7 , shkoni te ish NPV 100 m large njesise dhe shiko rrethimet e shtepive , pallateve me mure ske ku kalon, asnj njeriu, makina e zjarfiseve, policise ,ambulancat. duhet te marre vesh kryeministri qe te veproni. flm
PërgjigjuNuk bëhen punët me aksion,përse u lejuan ...kjo tregon korrupsion dhe hajdutërinë....të gjith në IMT duhen penalizuar po kështu dhe xhandarë zorraxhi të policisë bashkiake....kjo tregon rrumpallë....
PërgjigjuMirë bëjnë për aksionin e nisur, por drejtuesi i IMT-SË, dhe drejtorët e Bashkisë duhen të zgjidhen me konkurim mbi bazën e kritereve të përcaktuara dhe vlerave arsimore, kulturore e qytetare. Kryetari i Bashkisë të dalë e kontrolloj pastertinë rregullin e qetësinë në çdo orë të ditës, ndërsa punën në zyrë të gjëjë kohë ndoshta dhe nga koha e gjumit po do të jetë i suksesshëm siç vepronte Edi Rama në Tiranë kur ishte Kryetar Bashkie, në të kundërt të iki ku ka shtëpinë në Tiranë se ka Vlonjatë që i dalin për zot qytetit të tyre.