Kronikë

Lirimi i hapësirave publike në Vlorë/ IMT dhe Policia bashkiake aksion për heqjen e tendave dhe karrigeve në rrugët dytësore

6 Shtator, 10:03| Përditesimi: 6 Shtator, 10:06

  • Share

Vlorë-Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.

Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme. Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet.

Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin rregullat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë për një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshme për të gjithë.

Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisnik kodra: 06/09/2025 13:29

    Leri fshatrat o bashki e tiranes dhe vecarisht njesia 7 , shkoni te ish NPV 100 m large njesise dhe shiko rrethimet e shtepive , pallateve me mure ske ku kalon, asnj njeriu, makina e zjarfiseve, policise ,ambulancat. duhet te marre vesh kryeministri qe te veproni. flm

    Përgjigju
  • velo: 06/09/2025 11:15

    Nuk bëhen punët me aksion,përse u lejuan ...kjo tregon korrupsion dhe hajdutërinë....të gjith në IMT duhen penalizuar po kështu dhe xhandarë zorraxhi të policisë bashkiake....kjo tregon rrumpallë....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?