Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë vëmendjen e ka marrë qyteti i Durrësit.
Kryeministri thotë se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komuniteteve.
“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkroi Rama.
Lajmi kryesor:
Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër: Rilindje Urbane 2.0 dhe program Qeveri, Bashki, Komunitet dhe Sipërmarrje! (VIDEO)
Xh.K/r.k./ReportTv.al
