Politikë

Lirimi i Salianjit/ Berisha: Dënim politik nga Rama e Xhafaj! Ankohet edhe për aleatin Meta: I kanë hequr telefonin në qeli

8 Korrik, 12:46| Përditesimi: 8 Korrik, 14:01

  • Share

TIRANË- Edhe pas lirimit me kusht të ish-deputetit të tij, Sali Berisha nisi të artikulojë të njëjtat akuza për të cilat Ervin Salianji u dënua për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”. Berisha tha se Salianji u burgos me urdhër politik të Ramës.

“Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund”, tha Berisha.

Berisha u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me detyrën që do të ketë në selinë blu Ervin Salianji pas lirimit me kusht nga qelia e Burgut të Fierit. Ai tha se do të ketë kontributin e tij në PD, pasi është një nga drejtuesit e partisë dhe se do vijojë të damkosë qeverinë e Ramës.

“Është një nga drejtuesit e PD-së, do ketë kontributin e tij. Ai do damkosë qeverinë e Edi Ramës, ndaj edhe u burgos, se denoncoi Ramën dhe Fatmir Xhafën, dy krerët e organizatës së narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit”, tha ai.

Berisha tha u ankua dhe mori në mbrojtje kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ministrin Manja se përdorin “banditë me uniformë” për ta dënuar, duke i hequr edhe telefonin apo izoluar. Por Berisha ngatërroi vendin ku mbahet i paraburgosur Meta, duke thënë se ndodhet në Fier e jo te Burgu 313 në Tiranë.

“Denoncoj këtu edhe sulmin psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik Ilir Metës, ish-presidentit, ish-kryetarit të parlamentit kryetarit të opozitës, gjatë këtyre ditëve në vazhdim. Banditë me uniformë në burgun të Fierit, me urdhër të Edi Ramës dhe Uluziut Manjës, kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë, tregon tmerrin që Rama ka për krimet politike që ka kryer vetë. Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të tij dhe Manjës, ndaluan edhe takimet e Metës me familjarët dhe aktet e tjera, i kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit. Akte të rënda të një narkoshteti, nuk ndodhin as në Rusi dhe as Bjellorusi, por ndodhin në Venezuelën e Ramaduros”, tha Berisha. 

Berisha u mor shumë pak në konferencë me farsën elektorale të 11 majit që pretendon, duke i kushtuar disa minuta, ku nën shënjestër vuri votën e diasporës dhe kompaninë DHL. Ai akuzoi manipulime dhe vjedhje të votave të emigrantëve, duke dhënë shifrat e përqindjeve të fryra të PS-së në diasporë, por edhe shkeljet ligjore dhe proceduriale nga kompania postare, si vonesat në dorëzim dhe dërgim. Berisha tha se në shumë raste zarfet emigrantëve u kanë shkuar edhe pas ditës së zgjedhjeve.

Ora 13:36
Pak pasi sulmoi Dumanin, Berisha mbron prokuroren e Shkodrës për Thethin: Vendim dinjitoz

Kreu i PD-së akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po kërkon të tërheqë vëmendjen nga krimi mjedisor dhe katastrofa toksike në landfillin e Elbasanit, duke u marrë me një kriminel për rastin e Thethit në Shkodër, për të cilin shtoi se duhet të ofrohej shpërblim deri në gjysmë milioni euro për kapjen e tij, sepse ka tentuar të vrasë kryeministrin e Kosovës.

Por pak pasi sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani, institucioni i të cilit e ka marrë të pandehur Berishën, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë për aferën e dosjes “Partizani”, ai mori në mbrojtje prokuroren e Shkodrës që iu përgjigj Ramës dje për Thethin, duke thënë se zbatoi ligjin në vendimin se nuk kishte ndërtim pa leje me kontejnerët e vendosur. Berisha e përgëzoi “për përgjigjen dinjitoze që i ktheu Ramaduros”.

“Helmoi Elbasanin me një javë zjarr që s’ishte parë, u prodhuan toksina dhe dioksina me pasoja katastrofale, zjarr për të cilin nuk ka asnjë përgjegjësi për Ramën dhe përbën krimin më të rëndë në historinë e shtetit. Shkon dhe merret me një kriminel për kontejner që një njeriu që do vriste kryeministrin e Kosovës. Kodra rezulton se i shtyrë nga dikush, Vuçiçi apo njerëzit e tij, kishte marrë përsipër të krimit, kurse ky kërkon të merret me djegien e plehrave si në mesjetë në Elbasan. Zhurma që bëhet për Thethin është të mbulohet megakrimi mjedisor, u bë për të tërhequr vëmendjen nga Elbasani. Për Prek Kodrën qeveria dyhet të vendoste gjysmëmilionin për kapjen e tij. Tirana vrau këtu Ahmet Krasniqin me Fatos Klosin e të tjerë, tani na dalin të tjerë që duan të vrasin kryeministrin e Kosovës”, tha Berisha për rastin e Thethit.

Ora 12:59
Berisha sulmon dhe fyen kreun e SPAK-ut: Altin Troplini është Irena me pantallona! Fshehu pasurinë

 

Kryetari i PD-së hodhi akuza të rënda edhe ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, për çështjen e pasaportës së Irena Gjokës, duke thënë se “ka nisur hetim pa personin” dhe e cilësoi akt të turpshëm.

Madje kreu i PD-së shkoi më tej, duke ironizuar dhe fyer kreun e organit të akuzës, teksa e quajti “Irena me pantallona”, përveçse prej kohësh i ka vendosur edhe epitetin Altin Troplini.

“Dua të denoncoj para jush aktin e turpshëm të Altin Troplinit, që ka hapur çështje penale pa person për problemin e Irena Gjokës. Ka hapur çështje penale pa person, pa Irenën, në përpjekje të turpshme, për të nxjerrë se Irena është viktimë, se i kanë marrë pasaportën. Imagjinoni se çfarë llumi ka këtu, profesional dhe njerëzor, me firmë e vulë ajo ka autorizuar me noter avoketërit për t’u marë me çështjet e saj në Greqi, kurse Dumani hap çështje pa person. Sepse vetë është Irenë me pantallona, Dumani vetë është Irena me pantallona”, tha ai.

Por jo vetëm kaq, pasi e akuzoi Dumanin edhe për fshehjen e pasurisë.

“Ka çështje pasurish, i ka fshehur, me tre apartamente dhe banon te vjehrri vetë. Siç e shihni, një kalbësirë mafioze e shtetit dhe narkoshtetit, po dekompozohet”, vijoi Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 08/07/2025 16:35

    Ky njeri eshte katastrofe kombetare . Drejtesia para ketij eshte e pafuqisjme ! Nuk e di pse! I fyen me liber shtepie djeg institucionet dhe perseri nuk denohet. E vetmja shprese eshte te ngrihen mbare shqiptaret kunder ketij katili qe ja bere borxh per 34 vjet duke i nxire jeten . Te protestojne ne mbare Shqiperine kunder se keqes Sali

    Përgjigju
  • Arbeni: 08/07/2025 15:14

    saliu është një fytyrë e poshtër krimineli që nuk as turp as nder.Si ka kurajo ky vrasës e i korruptuar familjarisht dhe i shpallur non grata nga dy demokracitë më të mëdha në bitë që akuzon dhe u vendos epitete njerëzve të drejtësisë ?!saliu ky humbës i madh i zgjedhjeve sulmon SPAK-un dhe GjKKO me epitete të papërshtatëshme.Ky çakall i plakur e pa dhëmbë duke sulmuar kryeprokurorin A Dumani kujton se ai do trëmbet si dikur kur rrumpalla ishte në pushtet dhe do i bëj lëshime saliut dhe dhëndërrit me zë si grua.Jo sali nuk e çanë kokën askush se ti përpëlitesh si delet e ndëkërryera.Për mua ti nuk duhet të gjykohesh për korrupsion por për vrasjet e ndodhura më 1997, për 26 të vdekurit në Gërdec dhe më 21 Janar 2011 .Pra saliu Sheqeres ardhur nga shpellat e Viçidolit duhet të dënohet me burgim të përjetsjëm gjersa të ngordh.Është njeri i zi,është një qyqe që qanë për kokën e tij.

    Përgjigju
  • ISDGED: 08/07/2025 14:39

    MULLAH SALIU - JETKEQI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?