Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar turkun Selami Simsek, i dyshuar edhe si 'Gylenist', avokati i tij Elton Hyseni ka bërë apel në Report TV, se klienti i tij duhet të dërgohet në qendër të azilkërkuesve për të huaja dhe të mos deportohet pasi i rrezikohet jeta në shtetin turk. Hyseni tha se institucionet nuk janë shprehur ende dhe për këtë pritet që Simsek të vendoset në një qendër azili, deri sa Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit të marrë vendimin përfundimtar. Hyseni tha se Simsek është liruar sot nga burgu pasi ka kryer dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare dhe është në pritje të përgjigjes për azil politik.
"Apeli vendosi lirimin e Simsek, pasi dënimi me një vit burg nga Gjykata e shkallës së parë me një vit burg dhe këtë e ka kryer në kohën e paraburgimit ku qëndroi prej 8 muajsh. Pas vendimit të Apelit pritet lirimi i tij nga qelia nga prokuroria dhe dërgimi i tij në një qendër azilkërkuesish, pasi ashtu siç vetë shtetasi turk ka deklaruar kërkon azil këtu pasi i rrezikohet jeta në Turqi. Në momentin që kërkohet azil, Simsek vendoset në qendër azili deri sa institucionet të shprehen. Deri në këto momente Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit nuk është shprehur ende në lidhje me kërkesën e tij", tha Hyseni.
Lajmi kryesor:
Gjykata e Apelit liron nga qelia 'Gylenistin'! Turku: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta! Avokati: Mos shkelni ligjin e deportimit
//ReportTv.al