Sali Berisha ka reaguar për lirimin nga burgu të Saimir Tahirit.
Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut. Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij. Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal. Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij. Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal.'- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë! Pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’
M.Q./ReportTv.al